giovedì 23 maggio 2013

Receta nga bota, empanadas - Amerika Latine

Kjo recete, Empanadas, vjen nga Argjentina, por eshte e perhapur dhe e njohur ne krejt Ameriken Latine. Zakonisht Empanadas behen te skuqura, por rezultati eshte mese i kenaqshem edhe nese i futim te piqen ne furre.

Perberesit


  • 500gr miell
  • 500gr mish derri dhe viçi te grire
  • 250gr qepe te prera ne rrathe
  • ullinj jeshile, rrush i thate
  • kripe, piper, kumin
  • 130gr gjalpe
  • vaj
  • uje
PERGATITJA:
Per brumin e empanadas perziejme miell, kripe dhe gjalpe me temperature ambienti derisa te formohet nje mase homogjene. Brumi i gatshem lihet ne frigorifer per ndonje ore.
Skuqim qepet e grira,shtojme mishin e grire dhe kuminin. Gatuajme me flake te larte derisa te thahet dhe shtojme uje.
Ne mes te zjerrjes shtojme te gjithe perberesit dhe kripe sipas deshires.
Shtrijme brumin dhe e presim ne rrathe. Ne qender te çdo rrethi veme nje luge nga mbushja dhe e mbyllim duke ndjekur mesin e rrethit me qellim qe anet te puthiten. Para se te vendosni empanadas ne furre.Lyejme me te verdhe veze. Mbulojme me leter furre dhe gatuajme ne temp: 180°- 200° derisa te shohim me sy qe jane pjekur. (perreth 20') Pjata eshte gati, ju befte mire!



mercoledì 22 maggio 2013

Akullore shtepie me vanilje

Kjo eshte nje recete gatimi per akullore me vanilje te pergatitur ne kushtet e shtepise. Ditet e nxehta po afrohen dhe eshte gjithmone kenaqesi diçka e fresket ne tavoline.

Perberesit:

  • 500ml pana e fresket per embelsira
  • 3veze
  • 100gr sheqer
  • 1zarf vanilje
Pergatitja:

  1. Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje shkume e bardhe dhe ne nje ene tjeter te bardhat, duke patur kujdes qe rraheset te jene te pastra, perndryshe nuk do te realizohet meringa e bardhe.
  2. rrahim panen me vaniljen derisa te formohet kremi
  3. bahkojme te tre perberesit
  4. Ne rast se preferoni shije te tjera si kanelle, luleshtrydhe etj do te perdorim keto aroma ne vend te vaniljes.
  5. Veme akulloren ne ngrirje per te pakten 2 ore
  6. Perpara servirjes e leme dy minuta jashte dhe mbushim kupat.

sabato 18 maggio 2013

Si te gatuajme midhjet

Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte per gatimin e midhjeve. Mund te serviret si antipaste ose si pjate e dyte me baze peshku.

Perberesit:

  1. 1/2 gote vaj ulliri
  2. 2-3 thelpinj hudher
  3. piper i zi nje sasi e mire
  4. majdanoz
  5. 2kg midhje
Pergatitja:
  1. Hapi i pare dhe me i "lodhshmi" eshte pastrimi i midhjeve 1 nga 1 duke ju hequr qimet qe dalin jashte dhe me pas duke pastruar me thike te gjitha papastertite e guackes. Lajme mire disa here ne uje te bollshem duke i ferkuar me njera-tjetren.
  2. Pasi kemi lene te kullojne ujin midhjet, veme nje ene me fund te gjere dhe te thelle ne zjarr me vajin dhe hudhren dhe shtojme midhjet.
  3. Mbulojme enen me kapak dhe leme ne flake te larte aq kohe sa te gjitha midhjet te hapen. Gati ne fund te gatimit shtojme pierin e zi dhe majdanoz sipas deshires. Mbulojme edhe per 1' me kapak dhe pjata eshte gati
  4. Keshillohet te serviret e ftohte.


martedì 14 maggio 2013

Recete e shpejte per embelsire me luleshtrydhe

Embelsira me luleshtrydhe eshte e thjeshte dhe e shpejte per tu realizuar, por mbi te gjitha ka efekt befasues pasi paraqitet ne forme shume te kendshme dhe te bukur per syrin. Mund ta pergatitni me rastin e festave speciale. Une e pergatita per festen e nenes dhe rezultati final ishte i shkelqyer.

Si te pergatitim kete torte apo embelsire me luleshtrydhe:

PERBERESIT:
  • 3-4 filxhane luleshtrydhe te pera ne copa si ne figure
  • 2 pete rumbullake brumi sfoliat 
  • 1/2 filxhan sheqer
  • 1/2 filxhan uje
  • 3 luge niseshte
  • 1 e verdhe veze
PERGATITJA:
  1. Ne nje tenxhere presim luleshtrydhet, e lara dhe te qerruara, ne copa dhe i perzjejme me sheqerin. Me pas bashkojme me ujin dhe niseshten .Leme te vloje ne zjarr te ngadalte per 10' derisa te formohet nje mase e trashe si reçel. Nderkohe njeren nga petet e brumit sfoliat e presim ne forma zemre si ne figure





















2. Leme te ftohet masen me luleshtrydhet dhe me pas ne nje tave me diameter pak me te vogel se peta shtrojme leter furre dhe mbi te brumin sfoliat.
3.mbulojme te gjithe siperfaqen me kremin e luleshtrydheve dhe mbulojme si ne figure me brumin e prere ne forma zemre.
3. Me ndihmen e nje peneli lyejme me te verdhe veze te gjitha zemrat dhe me pas sperkatim me sheqer.
Futim ne furre te paranxehur ne temperature maksimale perreth 20'. Torta duhet te rezultoje e kuqeremte si ne figure. Mund ta servirni ne pjate me panna ose çokollate te shkrire.



















Ju befte mire!

  

lunedì 13 maggio 2013

Buke me djathe dhe hudhra te njoma

Kjo eshte nje meze e thjeshte per tu realizuar dhe shume e shijshme.

Perberesit:

  • 1 buke jo e pjekur shume nga siper
  • 2-3 hudhra te njoma
  • feta djathi kaçkavall sipas deshires
  • vaj ulliri dhe ereza sipas deshires
Nese doni mund te shtoni dhe domate qershiza te prera pegjysem. Presim buken si ne figure. Shtojme te gjithe perberesit duke i shperndare ne menyre homogjene.
Ndezim stofen ne temp max dhe kur te jete nxehur mire futim buken.
Vajin e ullirit e shtojme ne fund pasi te kemi nxjerre nga furra.

Ju befte mire!


venerdì 10 maggio 2013

Si te rruajme erezat e fresketa ne vaj ulliri

Si te rruajme dhe konservojme gjate aroma te fresketa ne vaj ulliri.


  1. Perzgjidhni nga kopeshti juaj ose nga supermarketi te gjitha llojet e erezave te fresketa qe deshironi.
  2. Ndajme gjethet ose i leme me gjithe kercell sipas deshires.
  3. I vendosim ne tabakane e kubeve te akullit.
  4. Erezat mund ti vendosim te ndara ose te perzjera sipas deshires.
  5. I mbulojme me vaj ulliri ose gjalpe te shkrire pa kripe.
  6. I mbulojme me plasmas dhe i vendosim ne ngrirje
  7. Me pas si te formohen kubet e akullit i lidhim dhe mbyllim ne qese ngrirjeje, i etiketojme.
  8. Erezat jane gati per perdorim te fresketa dhe te shijshme ne çdo moment.

Torte me fruta

Torta me fruta eshte nje embelsire e fresket dhe e shijshme, por gjithashtu teper e kenaqshme per syrin. Receta qe po ju paraqes eshte nje nga recetat e gjyshes. Pergatitet me nje lloj brumi qe quhet brumi frolla, i cili perdoret si baze dhe ne shume embelsira dhe torta te tjera.
Eshte embelsira ideale qe mund te perdorni per festat e ditelindjeve, duke perdorur sipas deshires, frutat me te fresketa te stines.

Perberesit:
Per brumin frolla duhen:

  • 250grmiell
  • 100gr sheqer pluhur
  • 2 te verdha veze
  • 125gr gjalpe
  • 1 zarf vanilje
Per kremin e pastiçerise:
  • 50gr niseshte
  • 6 te verdha veze
  • 500ml qumesht
  • vanilje
  • 150gr sheqer
Per mbushjen:
  • 1 banane
  • 1kiwi
  • 100gr luleshtrydhe
  • 5 mana
  • 100gr boronica
  • 1 portokall
  • dy luge recel kajsie
  • xhelatine pluhur 7gr (e gjeni te gatshme ne zarfe te vogla ne supermarket)
  • 100ml uje
Pergatitja:
  1. Pergatitim kremin e pastiçerise ne kete menyre: Ne nje tas te thelle rrahim vezet me sheqerin dhe shtojme me pas 1/3 e qumeshtit. Bashkojme niseshtene e situr duke e hedhur pak e nga pak. Ne nje tenxhere hedhim sasine tjeter te qumeshtit per kremin dhe shtojme vaniljen se bashku me masen e mesiperme. Trazojme dhe perzjejme mire. Veme mbi zjarr dhe e leme te mari vale. Per ta aromantizuar mund te perdorim edhe lekuren e grire te limonit, vetem pjesen e verdhe pa cipen e bardhe.Hedhim kremin e pastiçerise ne nje ene qelqi qe te ftohet dhe me qellim qe te mos zeri ajke siper e mbulojme me plasmas guzhine.
  2. Pergatitja e brumit frolla: Per pergatitjen e brumit frolla marrim gjalpin akoma te ftohte nga frigoriferi dhe e ndajme ne kube te vogla, veme ne mikser se bashku me miellin dhe perzjejme derisa te krijohet nje brume si rere. Ne kete pike nxjerrim nga mikseri, shtojme dhe perzjejme me sheqerin me pas mbledhim masen si shatrevan duke krijuar gropen ne mes, ku shtojme esencen e vaniljes dhe te verdhat e vezeve.Punojme brumin derisa te perfitojme nje mase elastike te ciles i japim formen e nje topi, e mbeshtjellim me plasmas guzhine dhe e leme te pushoje per te pakten 30'. Qe brumi te jete me i bute shtojini nese doni pak sode buke ose pak pluhur embelsirash, megjithese receta origjinale nuk i permban keto te fundit.
  3. Hapim peten me diameter 34 cm dhe trashesi 6-7mm.Ne nje tepsi te ceket me diameter 28cm shtrijme letren e furres dhe mbi te shtrojme peten. Rregullojme anet duke i shtypur me pirun , dhe me pas e shpojme krejt peten . Vendosim mbi te leter furre dhe e mbulojme me fasule te thata.
  4. Leme te piqet ne furre te paranxehur ne 180° per 20'. Pasi te jete frohur, me nje shiringe embelsirash ose me nje sac-a-poche mbushim fundin e tortes me kremin e pastiçerise. Mbi te shtrojme me rradhe frutate e prera ne rradhen dhe menyren qe deshironi, sipas fantazise.
  5. Pergatitim xhelatinen duke vene ne nje tenxhere: 2 luget e reçelit te kajsive, se bashku me lengun e gjysm portokalli.Shtojme 7gr xhelatine pluhur dhe ujin. Leme te bjeri ne vale per 2 min. me nje penel lyejme me te frutat, e leme te ftohet dhe e futim ne frigorifer per te pakten 2 ore. Serviret e ftohte.
Ju befte mire!