lunedì 8 agosto 2011

Receta granite shalqini

Meqenese jemi ne periudhen e gushtit dhe ben vape,ja nje recete per t'iu freskuar dhe hidratuar.
Perberesit:
500 gram shalqin pa fara
200 gram sheqer
1 e bardhe veze
220 ml uje
1 luge e madhe uje
3 tasa per pergatitjen
8 gota per servirjen

Pergatitja:
Marim shalqinin dhe e frulojme te gjithin me frulator,me pas e vendosim ne njerin nga 3 tasat.
Ne nje tenxhere vendosim te zieje gjithe sasine e ujit dhe 3/4 e sasise se sheqerit.
Lereni te zieje per 8-10 min,derisa te formohet nje shurup i trashe dhe me pas lereni te ftohet.
Ne tasin tjeter pak me te madh do te bashkojme shalqinin e fruluar dhe shurupin e tenxheres te ftohur
duke perzier mire.
Ne tasin e trete do te hedhim sasine e mbetur te sheqerit dhe lugen e ujit duke e perzier ne menyre qe sheqeri te tretet dhe e veme ne zjarr te dendesohet.
Rrahim nderkohe te bardhen e vezes derisa te shtoje vellimin e te mpikset mire dhe me pas e perziejme me shurupin e dyte ende te ngrohte.
Bashkoni te gjitha ne tasin e dyte dhe vendosni perzierjen ne ngrirje per 8 ore duke e perzier çdo nje ore.
Ja rezultati.




Nessun commento:

Posta un commento