martedì 9 agosto 2011

Receta krem kosi me fruta

Sekreti per kete recete eshte te perdorni nje kos sa me te mire dhe kremoz.Kjo eshte nje recete e lehte dhe e deshurueshme ne çdo stine.Frutat qe mund te perdorni variojne sipas deshires,gustove dhe mundesive.Une po ju jap receten time.
150 gr kos i bardhe
1banane
5 lileshtrydhe te medha
kanelle sa duhet
2-3 gjethe menteje
Copeza çokollate
Pergatitja eshte teper e thjeshte:
Grini frutat ne frulator per pak sekonda,shtoni kosin gjethet e mentes kanellen dhe perzieni perseri te gjitha.
Ne fund gjate servirjes mund te shtoni copezat e çokollates.Nese deshironi me teper embelsi mund te perdorni mjaltin.

Nessun commento:

Posta un commento