martedì 9 agosto 2011

Receta salca e kuqe ose salsa rubra

Salca e kuqe nuk eshte gje tjeter veçse pasardhese e tomato kechup,e cila ne te kundert nga sa mendohet nuk e ka origjinen nga amerika,por nga Kina.Fillimisht ishte me baze peshku dhe soje dhe me pas  pesoi variacione te ndryshme deri tek ajo qe perdoret ne ditet e sotme.
Ne fund te shekullit te XVII tregetaret angleze e sollen ne evrope.Nderkohe salces i qe eleminuar soja dhe i ishte shtuar uthulla,arra moskat,karafila,por nuk ishte ende e kuqe.Domatja i takon ndryshimeve te fundit dhe salca u be tomato-ketchup.E modifikuar ne kete menyre hyri ne evrope shekullin e kaluar.Ne itali quhet me emrin latin Rubra per shkak te Duçes,Musolinit qe ne ate kohe nuk donte te perdorte fjalet e huaja(tomato ketchup)
Ne Itali kjo salce eshte tipike Piemonteze.
Perberesit:
Uthull e kuqe sa duhet
Hudher 2 thelpinj
Ca gjethe borziloku
1 karote
1 qepe
6 luge vaj ulliri
Pak spec djeges nese deshironi
8 domate te kuqe te bera mire
1 dege sedan
1 luge kafeje sheqer
Pergatitja.
Lahen domatet dhe vihen ne uje te nxehte per pak minuta me qellim qe tu heqim lehtesisht cipen.Pasi ti kemi qerruar,i presim ne kube te vegjel dhe u heqim farat.
Presim aromantizuesit e tjere ne copa dhe i kaurdisim ne nje tigan, me 4 luge vaji,ne flake te ulet.
Pastaj shtojme domatet,uthullen,sheqerin dhe kripen.
Lihet perzierja ne zjarr derisa te formohet nje salce homogjene e trashe dhe pastaj grihet ne frulator ose kalohet ne filtrin e perimeve.Ne fund shtohen 2 luge te tjera vaj ulliri,pakez kripe dhe lihet pak te pushoje perpara se te serviret.
Me pas do te shohim ku mund ta perdorim kete salce dhe me çfare mund ta servirim.

Nessun commento:

Posta un commento