martedì 9 agosto 2011

Sallate makaronash me patllexhane dhe domate te thata


Mqse jemi ne stinen e veres po ju propozoj nje pjate te ftohte.Sallate makaronash me patllexhane dhe domate te thata.
Doza per 4 persona:
1 thelb hudher;20 gjethe borzilok;1zarf me permbajtje te koncentruar perimesh(knor ose çfaredolloji,2 qepe te njoma;patllexhane te gjate 300gr;vaj ulliri 4 luge;1/2 spec djeges;60 gr stika pishe;domate te thata 40gr;5 luge gjize te shtypur mire e te kripur;
makarona tip rigatoni(si ato ne figure)400 gr.

Pergatitja:
Ne nje ene qelqi vendosni domatet ne uje te ngrohte qe te riperterihen per 5'.
Kur te jene gati prijini ne shirita dhe lerini menjane.Prisni patllexhanet ne rrathe me trashesi 3mm.Ne nje tigan me 4 luget e vajit kaurdisni qepet e prera holle,hudhren,dhe specin djeges.Pasi te jene tretur disi shtoni patllexhanet, koncentratin e perimeve domatet dhe 1/2 gote uje.Pasi patllexhanet te jene zbutur largojini nga zjarri dhe shtoni gjethet e borzilokut duke i copetuar me dore.Ne nje tenxhere te thelle per makaronat,pasi te kete rene uji(kripen e kemi hedhur me pare) ne vale,shtojme makaronat dhe i leme te ziejne ne baze te kohes qe kane te shkruar ne konfeksion.Nderkohe ne 1 tigan pjekim stikat e pishes.Pasi makaronat te jene zjere ,kullojini shpejt dhe shtierini perseri ne tenxhere duke lene ne te pakez uje nga ai i zjerjes.Bashkojini te gjithe perberesit dhe perziejini pak ne flake te dobet.Ne fund do te shtoni gjizen ose nese preferoni me mire djathe ose kaçkavall te grire.Koha e pergatitjes 15'.JU BEFTE MIRE!!!

Nessun commento:

Posta un commento