martedì 27 dicembre 2011

IDE PER DEKORIMIN E TAVOLINES DHE RECETA PER VITIN E RI

PERFITOJ NGA RASTI TE UROJ GJITHE VIZITORET E KETIJ BLLOGU GEZUAR!!!kALOFSHI SA ME KENDSHEM NE NGROHTESINE E FAMILJES DHE  NE PRANINE E NJEREZVE TUAJ ME TE DASHUR!
TAVOLINA PER FESTAT:
Ne raste festash,natyrisht s'mund te leme çdo gje ne dore te rastesise,prandaj qe disa dite me pare do te kemi nxjerre mbulesen e preferuar te tavolines(mundesisht prej linoje) per ta kontrolluar,pasi ndonjehere edhe pse te paperdorura mund te krijojne ato njollat e urryera te verdha....Une ju keshilloj perdorimin e tre  pjatave te madhesive te ndryshme Pjata me e madhe do te jete pak a shume ne madhesine e pjates se pices dhe eshte ajo qe do te sherbeje thjesht si baze per te shenuar vendin e miqve ne tavoline dhe nuk do te levizet e as perdoret perveç rastit kur do te serviret embelsira ne te cilin mund te nderohet me nje tjeter nenpjate.Pra kemi ndare pjatat baze ne varesi te nr te te ftuarve.Mbi to do te vendosim nje pjate tjeter te madhesise me te vogel dhe te ndere e se treti nese duam pjaten per antipasten.Nese kemi zgjedhur te vendosim pjaten per antipasten do te nxjerrim dhe dy lloje thikash dhe dy lloje pirunjsh mbi tavoline.Thikat do te vendosen ne te djathet te pjates:nje me e madhe dhe nje me e vogel(ne pjesen e jashtme),ku natyrisht e vogla do te perdoret per antipasten dhe e madhja per mishin.Ndersa ne te majte,do te vendosen pirunjte:i madhi afer pjates dhe me pas i vogli ...Fillohet gjithmone ne nje tavoline me perdorimin e pirunit e thikes qe eshte ne pjesen me larg pjates e keshtu me radhe...Ne rast feste une preferoj qe piceten e duarve ta vendos mbi pjate per faktin e thjeshte se tavolina ne keto raste eshte shume e ngarkuar e do te kemi nevoje per hapesire.:natyrisht edhe piceta do te jete prej linoje e kombinuar me mbulesen e tavolines.Se fundmi do te vendosim mbi tavoline gotat 2 ose 3:per ujin,veren dhe nese duam per shampanjen ne fund.Natyrisht nuk mund te mungoje sfondi romantik i qirinjve,te cilet do ti vendosim si mendojme me mire...Fotografia eshte mare nga neti,eshte ajo qe i perngjan me teper idese time per festa.

Nessun commento:

Posta un commento