lunedì 26 dicembre 2011

MISH VICI ME BIZELE

Receta per 4 persona:
Mish vici 800gr
leng mishi 250ml                                4luge vaj ulliri
bizele 500gr                                        1gote vere e bardhe
nje karote                                          kripe e piper i zi sa duhet
nje qepe
tre luge miell


Pergatitja:
Presim holle qepen dhe karoten dhe i kaurdisim ne nje tenxhere te thelle ku kemi vene te ngrohet 4 luget e vajit.
Pasi ta kemi prere mishin me nje trashesi 2-3cm,e lyejme me miell dhe e hedhime ne tenxhere qe te kaurdiset.Kur te shohim se mishi ka mare faqe te kuqe e shuajme me veren e bardhe me pas lengun e mishit dhe sasine e deshiruar te kripes e piperit.Mbylleni ne tenxheren me presion per 20' ose ne tenxhere normale 40'
Pasi te kete kaluar kjo kohe bashkoni dhe bizelet me mishin.Nese e shihni te nevojshme shtoni dhe nje garuzhde uje dhe lini te zieje per 5' te tjera ne tenxheren me presion  ose 10' ne tenxhere normale.Pjata do te serviret e ngrohte ose e vakur.
  shenim:fotografia eshte thjesht dimostrative.Dalengadale do te filloj te shtoj fotografite e mija.
Mirepres keshilla dhe sugjerime per tu ardhur sa me teper ne ndihme amvisave qe me ndjekin.



7 commenti:

  1. Vërejtje ! 1.Nuk e di se nga i merni këto receta që i shpërndani për amvisat; po unë kam ca vërejtje për korigjime që ju duhet të bëni. Psh. në fjalën 'kaurdisim',mund ta shkruani 'skuqim'po më sakt {kavardisim}.
    2.Mishi me bizele gatuhet ndryshe . Më parë kavardisim qepën e grirë , pastaj vendosim mishin e deri sa të koagulohet që të mos ketë ujin e mishit, pastaj vendosim calcë domateje një lugë dhe vazhdon skuqja deri sa vai të marë ngjyrën e salcës pra të kuqërremtë,dhe i hedhim gjysëm luge miell e i përziejmë mirë në mënyrë që mielli të mos ngjitet në fundin e tenxheres (5min)dhe i hedhim ujë për tu zier mishi,jo në zjarr të fortë.Herë pas here kontrollohet dhe përzihet mishi avash që të mos ketë ngjit mielli.Pasi mishi të jetë në përfundim të zierjes i hedhim bizelet e kavardisura me karrota më një anë.(Sote).Hidhet kripa,piper,kopër i njomë e lihen në vëlim të avashtë.JU BËFTË MIRË !

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Fix kshu
      Te lumte dora qe e ke shkruar

      Elimina
  2. ...Faleminderit per keshillen.Persa i perket fjales kaurdisim apo kavardisim,pranoj verrejtjen,por ende nuk jam e sigurt si per saktesine e njeres,ashtu dhe te tjetres...ndoshta jane te dyja dialektike(?)
    Per receten,pranoj me kenaqesi sugjerime...kjo eshte njera nga menyrat qe une ndjek,por natyrisht gjithsecili ka nje menyre te veten te preferuar per çdo recete...kjo nuk do te thote,qe eshte e drejte apo e gabuar...

    RispondiElimina
  3. sa i perket fajles avardisi mundem te them qe nuk eshte pjes e gjuhes shqipe ajo eshte thjesht nje barbarizem,pse te mos perdorim fjalet tona te bukura shqipe po barbarzima kete se kuptoj !

    RispondiElimina
  4. anonimo ti perdore vet fjale te huaja ne receten qe dhe keshtu qe mos fol me ironi,,,sa per receten e gatimit shume mire e tha zonja,,,gjithsecili ka ate menyren e vet te gatimit

    RispondiElimina
  5. Ky eshte lloji i injorances i cili i perzier me arrogance transformohet ne nje kombinim te shemtuar, qesharak dhe te bezdisshem... Zonja e pare komentuese, ta dini se nese Engy ka perdorur nje huazim (kavardisur apo kauardisur eshte e njejta gje dhe asnjra nuk eshte gabim) ju zonje e dashur keni bere plot gabime drejtshkrimore te gjuhes shqipe. Meqe i donit fort keshillat, merreni nje nga une. Mesoni njehere shqip mire e pastaj korigjoni te tjeret. Sa i perket gatimit, receta qe keni dhene nuk ka asnje gje gjeniale, eshte bazike dhe ka shume pak ndryshim me ate qe eshte shkruar me siper. Ju sugjeroj qe nese patjeter ju duhet te hyni ne konkurim me te tjeret tsigurohuni te zoteroni plotesisht gjene per te cilen do konkuroni dhe te shtoni elemente te cilat mendoni se i keni plus "kundershtarit". Si perfundim lexoni dhe njhere fjaline e pare :)

    RispondiElimina
    Risposte
    1. :) Faleminderit per komentin. Une jam tolerante gjithmone dhe si e tille anashkaloj çdo lloj debati "shkaterrues"
      Nese duhet te komunikojme te gjithe se bashku nepermjet komenteve, le ta bejme per te krijuar me te vertete diçka te bukur dhe ne emer te progresit.
      Ju faleminderit per komentet gjithe ju qe mbeshtetni kete faqe dhe punen time!

      Elimina