giovedì 29 dicembre 2011

RECETA BAKLLAVA

Kjo eshte receta qe une perdor per bakllavane:
per 1kg miell afersisht 40-45pete(varet nga madhesia e tepsise)
4te verdha veze dhe nje veze e plote
5luge vaj luledielli
arra te qeruara te shtypura ne sasi per te mbuluar tepsine.
700gr gjalpe


Zihet brumi,si per byrekun.Per amvisat keshilloj qe miellin e bakllavase ta perzgjedhin
pasi ta kene provuar me pare per byreke
ne menyre te tille,qe te mos kene surpriza te pakendshme me hapjen e peteve.
Ndahet ne kuleçe te vegjel,pak me te medhenj se nje kokerr arre.Nese s'e ndieni veten te afte per te hapur pete te holla,mund te beni kulece me te medhenj dhe ti hapni sa te mundni,me pas kur ti shtroni ne tepsi tu prisni anet,te cilat ne kete rast do te jene te trasha...
Per nje bakllava sa me te mire,petet do te lihen te thahen mire(mos u shqetesoni nese ju thermohen ne dore)
do te ndahet sasia e peteve ne dy pjese.Nderkohe kemi pergatitur gjalpin e shkrire,taven ne te cilen do te behet pjekja.Shtrojme tre petet e para dhe i sperkatim nga te gjitha anet me gjalpe pa e ekzagjeruar...e keshtu vazhdojme proceduren ne çdo tre pete derisa te arrijme ne gjysmat.Shtrojme e mbulojme gjithe diametrin e enes me arrat e qeruara dhe te perziera me nje dore sheqer.Sperkatim me gjalpe dhe vazhdojme shtrimin si me pare deri ne fund.Keshillohet te lini nje ose 2 kuleçe per petet e fundit,pasi ne kete menyre lehtesojme prerjen e bakllavase.Pra e presim ne forme rombesh te vogla dhe e mbulojme gjithandej me sasin e mbetur te gjalpit.
Embelsira do te piqet ne temperature te ulet dhe me shume kujdes te pakten per dy ore,me qellim qe te kulloje mire dhe rombet te jene te ndara nga njera tjetra.Ngjyra e pjekjes duhet te anoje me teper tek e verdha sesa tek e kuqja.


Per shurupin:1kg sheqer dhe uje sa te mbulohet sasia e sheqerit.
tretet mire dhe vihet ne zjarr te valoje derisa sherbeti te mbetet sumbull mbi gisht e te mos rrjedhe...Kujdes!!!evitoni efektin e zakarosjes,duke shtuar pakez leng limoni ne shurup.

Nessun commento:

Posta un commento