domenica 29 gennaio 2012

Lazanja me perime

Duke pare kuriozitetin dhe numrin e pelqimeve qe ngjalli fotografia ne facebook,po publikoj receten per kete pjate.Kjo pjate eshte quajtur lazanje,por ne te vertete eshte nje perzierje perimesh te marinuara,e cila ne gusht ka fituar nje çmim:te gatuash pa ndezur zjarrin :),nga nje reviste per guzhinen dhe shtepine. E gjeta rastesisht ne nje blog dhe mqenese me pelqeu po e shkruaj ketu dhe per ju:
Keto jane ato qe duhet te benei hap pas hapi.Mos u trembni edhe pse duket e gjate,me siguri jeni te afte ta realizoni.Preferohet ne vere,pasi serviret e ftohte.
Salca e domateve:
  1. 2 filxhane me domate te thata te zbutura ne uje
  2. 7 domate rumbullake
  3. 4 thelpinj hudher
  4. kripe sa duhet
  5. 3 luge vaj ulliri
  6. 2luge leng limoni
  7. pak gjethe borziloku
  8. rrigon
  9. 2 datteri(nje lloj fruti i thate qe po deshet s'e perdorni)
Proçesi:grijini ne mixer te gjithe ingredientet dhe lerini menjane

Shtresa me kerpudha:

  1. 3filxhane me kerpudha shampinjon te prera ne feta
  2. 3luge me salce soje
  3. 2luge vaj ulliri
Pergatitja:marinojme kerpudhat
Perimet e marinuara:
  1. 4 kungulleshka
  2. 1/2 qepe e pere  ne fije shume te holla
  3. 1 spec i kuq i pere ne fije te holla
  4. 2luge vaj ulliri
  5. 2 luge leng limoni
Pergatitja:Presim kungulleshkat ne fije te holla duke perdorur psh  thiken qe qerrojme patatet,pastaj qepet dhe specin i veme ne nje ene tjeter ku i marinojme me vajin e ullirit dhe limon duke i lene per 16 ore ne frigorifer.
"gjize " aromash

  1. 1filxhan kikirike te papjekur dhe pa kripe
  2. 1/2 filxhan bajame
  3. 2 luge me stika pishe
  4. gjysem luge caji me kripe
  5. 2 luge leng limoni
  6. 1 luge borzilok i fresket,rrigon,majdanoz,aroma te tjera sipas deshires
  7. 1 filxhan uje
Pregatitja:
Grijme te gjithe perberesit derisa te formohet nje "gjize" homogjene  duke shtuar uje aq sa duhet.I leme te pushojne per 6 ore ne nje tas qelqi ne temperatire ambjenti dhe me pas e trasferojme ne frigorifer deri ne momentin para perdorimit.

Ingrediente te tjere:
  1. 1 filxhan spinaq
  2. 1/2 filxhan ullinj te zinj ne copa
  3. 1/2 filxhan   borzilok i fresket.


Pergatitja e lazanjave:
Mbulojme fundin e nje tepsie me fetat e kungulleshkave  te prera  holle .Mbulojme me nje shtrese "gjize" dhe me pas nje shtrese kerpudha;pastaj perseri kungulleshka,vazhdojme shtrimin me salcen e domateve dhe specin e qepet e marinuara.Veprojme ne te njejten menyre duke perseritur shtrimin si nga fillimi derisa te arrijme perseri tek shtresa me specat dhe qepet e marinuara.Vazhdojme me shtresen me kungulleshka  dhe salce domatesh.Dekorojme shtresen e fundit me borzilok dhe ullinj.E mbulojme lazanjen me nje plasmas guzhine dhe e leme ne frigorifer te pushoje nga 3-5 ore.Serviret temperature ambienti ose sipas deshires.

Mua me terheq shume si recete.I vetmi ndryshim qe do te bej gjate gatimit,eshte se do kaloj pak filetot e kungulleshkave ne piaster dhe do i marinoj ne pak vaj ulliri.Shpresoj qe tu pelqeje.Ju befte mire!




Nessun commento:

Posta un commento