lunedì 30 gennaio 2012

Mini pica ose pizzette


Kjo eshte nje recete shume e shijshme edhe per femijet tuaj,pasi pices ne pergjithsi s'i rreziston  dot as i vogel as i madh.
Kjo eshte receta e atyre picave te vogla qe serviren neper festa,ne bare,me shije pakez te embel.

Dozat:
  1. 500gr miell 00
  2. 250ml uje
  3. 25 gr maja birre
    20 gr gjalpe
  4. 1luge sheqer
  5. 2luge vaj ulliri
  6.  1 luge e vogel kripe
  7.  250 gr domate te qeruara nga lekura
  8.  200 gr mozzarella
  9. borzilok
    kripe, vaj

Pergatitja:
Ne nje ene per brumin hedhim miellin dhe hapim nje grope te vogel ne mes,ku do te hedhim:majane dhe gjalpin te tretur ne ujin e ngrohte,sheqerin,vajin dhe kripen.Punojme brumin derisa te formohet nje mase elastike dhe pa kokrriza.E leme te vije perreth 1 ore.Pasi brumi te kete ardhur,hapim 1 pete te madhe me trashesi rreth 3mm dhe me nje gote ndajme ne rrathe gjithe brumin,nese deshironi mund ti ndani dhe ne format me te preferuara...psh per femijet e vegjel mund te beni forma e figura kafshesh te ndryshme.
Lyejme taven e furres me vaj dhe veme mbi te picat e prera,i mbulojme siper me domatet e shtypura me pirun ose te grira ne mikser me pakez vaj ulliri ,kripe e borzilok.me pas i futim ne furren te nxehur me pare ne temperature 200°.
Pas 7 minutash heqim taven nga furra dhe mbulojme picat me copeza djathi mocarela e me pas leme perseri ne fure per 5' apo derisa te shohim qe djathi eshte shkrire komplet. 

1 commento: