lunedì 2 gennaio 2012

MUSAKA ME PATATE

Perberesit:
Për 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Për salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumësht 1 gote caji
- vezë 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar një luge gjelle

Procedura:
Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë ne formë gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe të mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet një shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, përsëri një shtrese tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepes. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Ne një edhe kaverdiset miell më pak gjalpe, shuhet me gjumesht, përzihet mirë derisa te marrë vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre për tu pjekur për 30 minuta.

Nessun commento:

Posta un commento