lunedì 2 gennaio 2012

Pergatitja e salces Beshamela ose kremit me qumesht

Beshamela perdoret gjeresisht ne gatimin e llazanjave,te makaronave dhe ne pjata te tjera si musakaja etj.ajo ndihmon qe gjate pjekjes,llazanja ose perimet te mos thahen,por te mbeten te buta dhe te shkrifeta.

Perberesit:50gr miell
50gr gjalpe
500cl qumesht
kripe sa duhet

Ne nje tenxhere te thelle,shkrijme gjalpin,pasi te tretet shtojme sasine e miellit dhe trazojme sa te zverdhet pak.Shuajme me qumeshtin e ftohte duke trazuar energjikisht me qellim qe te mos formohen kokriza mielli.Ju keshilloj te perdorni qe nga fillimi rrahesen e vezeve,me qellim qe te eleminoni kete efekt.Trazoni vazhdimisht
derisa te bjere ne vale.lereni 1 min ne vale dhe salca eshte gati per perdorim :)


Nessun commento:

Posta un commento