sabato 7 gennaio 2012

RECETA EMBELSIRA SHQIPTARE:SHEQERPARE

SI GATUHEN SHEQERPARET'
Sheqerpare
Për 4 vetë
Duhen:

Për brumin:
- miell 3 gota uji
- gjalpë 1 gote
- vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
- sheqer 1 gotë uji
- sodë një majë luge kafeje
- pak vanilje

Për shërbetin:
- 2 gota sheqer
- 1 1/2 gotë ujë

Gatimi:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.

29 commenti:

  1. CFARE DO TE THOTE ZIHET BRUMI I CILI PRITET Nè FORMA DHE SHTROHEN Nè TAVE DHE FUTEN NE FURRE.

    RispondiElimina
  2. I kam rene vertet pak shkurt, por nuk me duket e pakuptueshme:
    zeme brumin, e presim ne format e deshiruara (psh toptha te vegjel) Lyejme taven me gjalpe ose vaj luledielli vendosim sheqerparet ne tave, me pas futim taven ne furre dhe leme te piqen...
    :D Shpresoj kete rradhe te kem qene me e qarte

    RispondiElimina
  3. oooo sa te miraa i bera faleminderit shume per infon

    RispondiElimina
  4. ti provojme njehere........ sesi do behen se di as vete ahahhahahah

    RispondiElimina
  5. ej faleminderit per recetat shume te mira ju lumte .

    RispondiElimina
  6. e sigurt qe funksionon sps keto recetat e marra ne internet spara rezultojne efikase? Ms jan pak veze a ku di un???

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Pershendetje Irida. Jo vetem recetat e internetit, por edhe recetat e librave, ndonjehere nuk japin rezultatin qe ne presim. Kuzhina shpesh ka ato kapriçot e veta si psh cilesia e perberesve, temperatura e ambientit etj...Duhet te stervitim pakez edhe syrin..Sidoqofte recetat e mia funksionojne shume mire sepse jane te provuara :) Provoje dhe do te kenaqesh

      Elimina
    2. Sigurisht. shume faleminderit :)))

      Elimina
  7. shume te mira jane shqiptare maj tamarrsha

    RispondiElimina
  8. ne jemi ne fillim te festes qka duhet per shum persona ? Dhe je nje grua e zonja :)

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Per shume persona do te shumfishosh çdo doze ne proporcion.
      Faleminderit

      Elimina
  9. ne sa grade piqen?

    RispondiElimina
  10. shume e mire shume flm per receten

    RispondiElimina
  11. Po gjalpi I shkrire duhet

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Jo i shkrire, me mire ne temperature ambjenti i shkrifet me pirun.

      Elimina
    2. Po mbyten 3 gota miell me nje gote gjalpe dhe nje veezz?????

      Elimina
  12. Po mbyten 3 gota mille me nje gote gjalpe dhe nje veez????????

    RispondiElimina
  13. VERTET E MIRE DUKET POR DUHET TA PROVOJM

    RispondiElimina
  14. une e bera brumin por nuk meshte lidhur dmth rri si kokrra-kokra ca duhet ti bej?

    RispondiElimina
    Risposte
    1. duhet ta trazosh me mire edhe ti shtosh me shume gjalpe

      Elimina
  15. mua mbrumi nuk mu lidh tamam ngeli kokrra- kokrra, cfare duhet ti bej?

    RispondiElimina
  16. Anonim.masi te rrahesh gjalpin e sheqer e do mundohesh te shkrish sheqerin,shto edhe vezet aty dhe mos hidh 3 gota miellpor sa te duket se asht e mjaftueshme dhe te lidhet mire .une I kam ba dhe me kan dale shume te mira Ju falnderoj shume ju shoqeve te recetave

    RispondiElimina