sabato 7 gennaio 2012

Receta embelsirash:STRUDEL ME MOLLE

SI TE PERGATITIM STRUDEL ME MOLLE

STRUDEL ME MOLLE

Masat:
2 filxhane caji miell
1 kokerr veze
2-3 luge gjelle gjalp
3-4 kokrra molle
2 filxhane kafeje sheqer
1 luge gjelle buke të grire
pak kanelle edhe karafil
Stika pishe (opcionale)

Mielli i situr hidhet ne tryeze, hapim një grope ku hihidhen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet të qendroje për 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle të grira holle dhe të sperkatura me sheqer të perziera me buke të bardhe të thare, e shtypur holle me kanelle pluhur,(stika pishe nese keni). Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje të thikes edhe vihet të piqet ne temp 200-25 grade për 25-30 minuta. Pas pjekjes mbulohet me sheqer puder.
Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta të holla, ne rast se jane të forta i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre për ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane të buta trazohen me sheqer e kanelle.

Nessun commento:

Posta un commento