sabato 7 gennaio 2012

RECETA EMBELSIRASH:TIRAMISU

Sot ne tryezen time kishte Tiramisù si embelsire,por nuk arriti te mbetej gjate mbi te ;)...Po ju bashkangjit receten : 
Perberesit:
  • 4 veze
  • 10 luge gjelle sheqer,
  • 250 gr maskarpone,
  • 1filxhan te madh kafe e filtruar mire,nese perdorni kafene shqiptare,
  • 1 pako biskota:une preferoj pavesini,por mund te perdorni dhe savojardi.
Pergatitja.
Marim dy tasa te thelle per rrahjen e vezeve,pra ndajme ne njerin te bardhat dhe ne tjetrin te verdhat e vezeve.Pasi te rrahim fort te bardhat me fruste elektrike ose me dore,derisa te formohet nje shkume e qendrueshme me vellim sa dyfishi i meparshem,shtojme 5 luge nga sheqeri dhe vazhdojme rrahjen edhe per 1 min.Me pas marim te verdhat me 5 luget e tjerat e sheqerit dhe i rrahim derisa te krijohet nje mase e zbardhur vezesh,perziejme me to maskarponen me kujdes derisa masa te jete e gjitha homogjene dhe kremoze.Fillojme dalengadale,mundesisht me nje luge te sheshte plastike(ato prej silikoni,por ne pamundesi dhe me luhe normale) te bashkojme tek te bardhat masen homogjene me te verdhat e maskarpone,duke e trazuar lehtesisht nga poshte-lart,me qellim te mos humbasim vellimin,por njekohesisht te krijohet homogjenitet mes dy masave.Marrim nje ene drejtkendeshe prej balti ose plastike ne te cilen do te shtrojme embelsiren.Fillojme te lagim biskotat nje nga 1 e ti shtrojme ne ene derisa ta mbulojme krejt fundin e saj,mbulojme njetrajtesisht me krem dhe vazhdojme keshtu derisa te mbarohet kremi:shtresa e fundit do te jetee krem jo biskota.Nese doni mund te grini 1 çokollate fondente ose te sitni pak kakao mbi gjithe siperfaqen e embelsires.

Per te gjithe ju qe me pyesni ne mesazhet tuaja çfare eshte maskarpone, ja dhe fotografia me poshte. E gjeni ne supermarket te gatshem


8 commenti:

  1. a bon mem tregu qka osht maskarpone

    RispondiElimina
  2. na tregoni ca esht maskapore

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Maskarpone eshte lloj ajke qumeshti, qe shitet i gatshem ne supermarket. Po bashkangjit fotografine.

      Elimina
    2. asht si puna e bitaus

      Elimina
    3. hello me qka duhet ti lagim biskotat dhe kafen kur duhet perdorur

      Elimina
  3. edhe disa sene nuk i treguat se si duhet apo me qka si puna e biskotav me qka duhet ti lagim dhe kafen kur duhet ta hedhum.

    RispondiElimina
  4. Me lengun e kafes i lag biskotat

    RispondiElimina
  5. Se di pse me doli kremi Pak I hill 😭 nuk po arrin Te mpikset

    RispondiElimina