sabato 21 gennaio 2012

Receta embelsirash:trileçe

Trilece eshte nje embelsire me shije te rafinuar.nuk ka origjine te mirefillte shqiptare edhe nga vete emri tres leches tregon qe eshte me origjine ameriko-latine,por qe me kalimin e kohes ka fituar te drejtat e te qenit nje nga gatimet tona tradicionale.Ne shqiptaret jemi popull i zgjuar dime ti zgjedhim gjerat e mira :)
Ja dhe receta:
Përbërësit:

10 kokra veze
10 luge gjelle sheqer
10 luge gjelle miell
500 ml qumesht panna (psh. hopla)
1 l qumesht kutie
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapergatitur
pak vaj per taven per pjekje

Pregatitja:

Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.

29 commenti:

  1. ju lutem me tregoni cfar eshte cumshti panda dhe karamel i pa pergatitur

    RispondiElimina
    Risposte
    1. cumeshti panda e gjen ne cdo supermarket dhe ka qe ne kohen e enverit...ndersa karamel i parapergatitur nuk e di per vete :))))

      Elimina
    2. Qumeshti panda jam pergjigjur ne shume nga komentet e meposhtme se çfare eshte, karameli pergatitet duke djegur sheqerin derisa ai te shkrihet dhe me pas i hedhim pakez uje sa te ngelet krem jo te behet shurup.

      Elimina
    3. Sa e millll duket ^_^

      Elimina
  2. trilece, embelsira ime e preferuar..

    RispondiElimina
  3. trilece, embelsira ime e preferuar...

    RispondiElimina
  4. wowwwwwwwwwwwwwww eshte kaq e embel....njam njam njam e shijshme

    RispondiElimina
  5. shum e mir e kom provu hy hy

    RispondiElimina
  6. miredita ....mund te me thoni ju lutem permasat e tepsise per kete recete ??faleminderit

    RispondiElimina
  7. Mjaft e shijshmee :) mmmmmmmm .

    RispondiElimina
  8. Shum e shijshme ...mmmmmmmmmmmmmmm

    RispondiElimina
  9. nuk e dim cfar lloje qumeshti jam keto

    RispondiElimina
  10. cfar jame keto lloje qumeshtrash ore

    RispondiElimina
  11. Qumeshti milk eshtr ai qumeshti i trashe i embel. Ka pas qene ne treg qe ne kohen e Enverit. Tani e gjen ne supermarket. Ne blog gjeni dhe receten per ta realizuar vete. Me vjen keq po nuk arrij ta bashkangjit linkun nga cel.

    RispondiElimina
  12. po krek karameli si pergatitet , duhet ta kishit shpjeguar edhe kete sepse jo te gjithe e dine

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Nuk eshte krem karamel, por thjesht sheqer i karamelizuar ne nje tigan ose tenxhere te vogel. Nuk e kam shpieguar sepse eshte nje nga gjerat me elementare ne guzhine per mua, por mbase keni te drejte. Kjo recete, meqenese eshte edhe nje nder me te vizituarat duhet modifikuar me detaje mbi gatimin edhe per ata me fillestaret ne kuzhine.

      Elimina
  13. une kam pregadit trileqe amo nuk ka nevoj per shum lloje qumshtit vetem hoplen e perziejm me nje liter qumsht qe quhet Sola dhe kaq.

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Une kete recete e kam marre nga guzhinieri i nje restoranti ne shqiperi, pasi me pelqeu dhe s'e kisha gatuar ndonjehere.

      Elimina
  14. krem karameli blehet i gatshum kurse per lloje qumshtit nuk ka nevoj shum lloje vetem hopllen e perzijme me ni liter qumsht Sola

    RispondiElimina
  15. Bonu tolerant e tregojeni te verteten ose mos u kyqni ktu hiq ok per ju qe nuk dini pytni ne super marketa do ta gjeni qfar kerkoni klm

    RispondiElimina
    Risposte
    1. I nderuar anonim. Nuk e di se çfare nenkuptoni me fjalen tolerance, Une ne kete blog harxhoj kohe nga e imja dhe ajo e familjes time per tu ardhur ne ndihme amvisave, me recetat e mia, ashtu si mundem. Te gjithe ata qe me ndiekin prej kohesh si ketu ashtu edhe ne faqen tone ne facebook e dine me se miri se 5receta.com ka recetat me te detajuara ne net dhe se shpesh gjithe puna qe une kam bere duke perkthyer receta nga revista apo site te huaja na eshte vjedhur me nje "copy" "paste! Mendohuni mire para se te flisni dhe te beni kritika te ketij lloji!!!

      Elimina
  16. Kjo eshte receta qe une kam publikuar per qumeshtin milk, per te gjithe ata qe kane veshtiresi ta gjejne te gatshem ne super market, apo kane deshire ta bejn vete
    http://www.5receta.com/search/label/pergatitja%20e%20qumeshtit%20milk

    RispondiElimina
  17. pse i ngatarroni te rinjte duke i thene qe ne kohen e enverit???ç'hyn enveri ketu,kur ata as qe ja kane idene!?pastaj, te interesuarit mund qe jetojne jashte kufijve te shqiperise,pra spjegoni çdo perberes vetem shqip shqip....sipas meje te gjitha pyetjet qendrojne dhe eshte e thjethshte t'u a japesh pergjigjen e sakte....faleminderit

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Zonje ose zoteri anonim! Une nuk ngaterroj te rinjte, pasi edhe vete e re jam. Ne kohen qe permendem une kam qene e vogel dhe e kujtoj kete lloj qumeshti, ishte thjesht nje detaj qe me erdhi ne mendje dhe e permenda per te thene se nuk behet fjale per nje produkt te ri ne dyqanet shqiptare, por qe ka ekzistuar, prandaj nuk eshte e pamundur ta gjeni!!!! Nese ngrini syte me siper mund te shihni shtesen se si pergatitet ne kushtet e shtepise, kam bashkangjitur linkun.
      Une jam nje nder ato qe jetojne jashte shtetit dhe per fat te keq nuk gjej terma te tjera shqip , pasi nuk ekzistojne te tjera per fat te keq. Perpara se te beni kritika te panumerta dhe te kota, mesoni te vleresoni punen e te tjereve!

      Elimina
  18. Qumeshti panda,nuk eshte gje tjeter,veçse qumesht pluhur i perzier me masen e duhur te ujit,deri sa te kete pak a shume viscozitetin e mjaltit e te mos kete kokrrisa te pa tretura

    RispondiElimina
  19. un doja te thoja qe 10 vez me duken shum per ate mas qe esht e shkruar un e pergatis me 6 vez sepse me shum ndihet aroma e vezez shum,por gjithsesi e respektoj mendimin tend.Sa per qumshtin panda quhet qumesht panda ose i kondesur dhe kudo ne dyqane shqiptare apo supermarketa ka.flm

    RispondiElimina