martedì 10 gennaio 2012

RECETA EMBELSIRE E SHPEJTE DHE E THJESHTE:KEK ME KAROTA

 NESE DONI TI SHTONI TRYEZES TUAJ NJE EMBELSIRE ME SHIJE,TE SHPEJTE DHE PA HARXHE,JA RECETA:
Kek me karota

* 380 gr miell
* 100 gr gjalpë/margarinë
* 100 gr bajame
* arra të grira
* 300 gr karota të grira
* 3 kokrra vezë
* 3 lugë gjelle sheqer, sodë buke

Në një tas të thellë përzihet mielli, soda, sheqeri, vezët dhe gjalpi i cili duhet të jetë i butë (në temperaturë dhome). Rrihen derisa të bëhet masa homogjene dhe pastaj duke vazhduar përzierjen i hidhni bajamet e grira dhe karotat e grira. Pastaj hidhet në tavë (të lyer me pak gjalpë dhe pak miell që të mos ketë ngjitje) dhe futet në furrë në 175-180 gradë për 40 minuta.

Nessun commento:

Posta un commento