sabato 14 gennaio 2012

Receta gatimi:fileto pule me panna dhe kerpudha

PERSHENDETJE MIQTE E MI.jU KAM PREMTUAR NE FAQEN E FACEBOOK,POR EDHE NE BLOG,QE RECETAT DO TE JENE SA ME TE THJESHTA DHE SA ME TE SHPEJTA.JA PRA NJE RECETE E RE PER JU:
FILETO PULE ME PANNA DHE KERPUDHA

Përshkrimi

Kjo eshte nje recete e lehte e cila mund te behet nga amvisat

Përbërësit

  • 4-5 fileto pule
  • pana 1 kuti
  • kerpudha te fresketa
  • kripe dhe erza sipas deshires

Udhëzime per pregatitje

Marrim kerpudhat e fresketa dhe i presim ne kubike te vogla.(ose kerpudha te konservuara).Ne nje tigan hedhim pak vaj uliri dhe vendosim filetot e pules.I skuqim derisa te marre ngjyre karakteristike.Shtojme kerpudhat dhe i perziejme bashke.Me pas do te shtojme panen e fresket dhe i leme te skuqen bashke per rreth 7-8 min.Hedhim kripen dhe piper te zi.


Nessun commento:

Posta un commento