venerdì 27 gennaio 2012

Receta:lazanja

Lazanjat jane nje pjate tipike italiane,te pergatitura me makarona pete dhe membushje nga me te larmishmet.Une po ju bashkangjit receten tradicionale dhe disa ide per mbushje te tjera:
Per 5-6 veta duhen:
1 kuti me lazanja te gatshme(500gr)
400gr mish i grire
500ml salce domatesh
1filxhan kafeje vaj
1 karote
1qepe
2gjethe dafine
2-3 thelpin hudher
Beshamele(kliko per receten)
kripe sa duhet dhe nese duam ndonje kub me koncentrat perimesh ose mishi per me teper shije.Kjo e fundit do te hidhet ne ragu gjate fazes te zjerjes duke bere kujdes qe te tretet mire

Ne nje tenxhere grijme holle qepen ne fije te gjata,karoten ne copa te vogla 1filxhan kafeje vaj dhe i kaurdisim ne zjarr te ngadalte derisa qepa te zverdhet.Shtojme mishin e grire,ngreme pak flaken dhe vazhdojme kaurdisjen perreth 10-15'.Bashkojme salcen e domateve ,perziejme mire me luge druri,hedhim 1 gote uje,gjethen e dafines dhe leme te zieje ne zjarr te ngadalte derisa te shikojme qe salca eshte e lidhur mire dhe ka nxjerre vajin ne siperfaqe.
Nderkohe kemi pergatitur ne nje tenxhere tjeter salcen e beshameles duke patur kujdes qe lugen qe perdorim ne perzierien e raguse mos e perdorim edhe per beshamelen pasi mund te beje qe qumeshti te pritet.
Nese doni nje lazanje sa me te bute,pergatitni me teper beshamele...
Marim nje tave:une zakonisht perdor nje drejtkendeshe se jane me komode per kete recete.Shtrojme 1 shtrese beshamele dhe me pas shtrijme lazanjat duke i renditur njera pas tjetres derisa te mbulojne krejt taven;mbulojme me nje shtrese ragu(mishi i grire) dhe nje shtrese beshamele.(opcionale nese doni te harxhoni me teper dhe si keni problem kalorite mund te shtoni feta mocarele ose kaçkavalli te prera holle ne gjithe siperfaqen...)Pra vazhdojme ne kete menyre derisa te shtrojme shtresen e fundit te lazanjave,te cilat do ti mbulojme vetem me beshamele.Nje truk qe perdor une eshte qe le me teper beshamele per shtresen e fundit,llogaritni me sy dhe nese s'u duket miaftushem kaperceni ndonje shtrese duke lyer vetem me ragu dhe copa djathi nese doni.Nese deshironi dhe mundeni mbuloni krejt lazanjen ne siperfaqe me kaçkavall te grire dhe me pas futeni ne furre.Ju garantoj per shijen.

Sugjerime e keshilla te tjera:Ne vend te raguse mund te perdorim spinaqin e zier me perpara dhe te kripur sa duhet,mund te perdorim te gjitha llojet e perimeve qe duam  si dhe veze te zjera te prera ne rrathe...

Ju befte mire!

Nessun commento:

Posta un commento