mercoledì 18 gennaio 2012

Recete embelsire:amaretat e gjyshes

Mos ju duket i çuditshem emri i recetes,pasi per te bere amaretat ka menyra te ndryshme,por une po ju publikoj ate me te preferuaren:amaretat e gjyshes :) ne i quajme mafishe ose njihen dhe me emrin torrona meduket.

Per amaretat  duhen:
  1. 250gr arra te qeruara
  2. sheqer 300gr
  3. 3 te bardha veze
shenim:per amaretat me teper perdoren bajamet ne vend te arrave dhe nese preferoni dhe ju keshtu duhet te perdorni:200 gr bajame te qeruara dhe 50gr te hidhura.Procesi ne te dy rastet si me arra,ashtu dhe me bajame,do te jete i njejte.

Pergatitja:
1-Grini arrat ne mixer dhe rrihni mire vezet derisa te krijohet nje mase e qendrueshme(ai efekti ifamshem,qe po ktheve tasin permbys,vezet nuk bien.Jeni te kujdesshem!)pasi te bardhat te jene gati i bashkojme me sheqerin dhe arrat e grira.
2-perziejini mire.ne tepsine e furres shtrojme nje leter alumini dhe me nje luge ndajme dhe vendosim mbi leter masen e qendrueshme qe pergatitem.Piqen ne temperature te ulet.100° per 40',sidoqofte derisa te jene pjekur mire.hiqini nga furra dhe lerini te ftohen.Amaretat jane gati per te ngrene.

2 commenti:

  1. mmm te shijshme :)

    RispondiElimina
  2. Furra duhet parangrohur dhe i heqim direkt nga furra mbasi te jene bere apo i lem pak brenda .,faleminderit.

    RispondiElimina