sabato 14 gennaio 2012

Recete gatimi:makarona me ton

Kjo eshte nje pjate e pare qe ben pjese ne serine e recetave te thjeshta dhe te shpejta
Perberesit per 5 veta:
50o gr makarona
ton,ne sasine e deshiruar:une perdor 2 kuti te madhesise mesatare
500gr salce domateje ose domate te fresketa kur eshte koha e tyre
1 thelb hudher,pak piper i zi,1 qepe mesatare.


Ne nje tenxhere te madhe te mbushur mire me uje veme te zihen makaronat(mund te perdorni te çdo lloji,une po ju bashkangjis ne fotografi ato qe une preferoj.Nderkohe ne nje ene te thelle do te hidhni 5-6 luge vaj ulliri dhe qepen te grire nr fije tye gjata sa me te holla,pasi qepa te zverdhet pak,(do te punojme fillimisht ne zjarr te ngadalte qe te mos skuqet apo digjet ;)shtojme hudhren te grire ne copeza te vogla,me pas peshkun,i kaurdisim te gjitha bashke perreth 1' dhe i mbulojme me salce.Shtojme nje kub me knor(galina ufff,nuk di si quhet ne shqiperi)pakez kripe e piper te zi dhe leme te bjere ne vale.Hollojme salcen nese eshte e trashe me pak uje nga ai ku po ziejne makaronat.Pasi makaronat perfundojne zjerjen al dente :) i perziejme me salcen.sipas stines mund te veme nje gjethe borziloku ose 1 flete majdanoz per zbukurimin e pjates.
Ju befte mire!

Nessun commento:

Posta un commento