mercoledì 25 gennaio 2012

Recete per femije:Supe me spinaq

Dime se spinaqi ka permbajtje te larte hekuri.
Perberesit:
leng perimesh 1 tas(per nje racion)
5 gjethe spinaqi te grira
1 luge makarona te vogla supe
1 luge e vogel me djathe te grire
1 luge e vogel me vaj ulliri.
kripe sa duhet

Menyra e gatimit:
Pasi lengu i perimeve bie ne vale,veme te zjejne makaronat dhe kur te jene gati,,shtojme spinaqin e grire,ose nese femija ben naze mund ta grini ne mixerin elektrik per te mos u dukur gjethja.Ne fund,kur supa eshte gati,e hedhim ne pjaten e servirjes,shtojme vajin e ullirit dhe djathin e grire(grana) ose mund te shtoni nje djathe bebe qe shkrihet ne supe.
Shenim:Kjo eshte nje recete e thjeshte qe s'kerkon shume kohe.Per femijet e vegjel perpiquni te pergatitni kur keni kohe leng mishi dhe leng perimesh te perqendruar dhe futeni ne frigorifer ne ngrirje me qellim qe ta perdorni ne momentet kur keni me pak kohe per te gatuar.Ushqimet ne ngrirje rruhen mire dhe njekohesisht nuk i humbasin vlerat...Do te gjeni me pas recetat se si mund ti pergatitni...

Nessun commento:

Posta un commento