domenica 22 gennaio 2012

ROSTO LEPURI

DUHET:
  1. Nje lepur
  2. 2kokrra qepe 
  3. 2karrota
  4. 4-5 thelpinj hudher
  5. 2-3 gjethe dafine
  6. nje gote plastike(nga ato nje perdorimshet) uje
  7. 1 gote vere e bardhe secco
  8. 1gote vaj ulliri
  9. nese na ndodhen nje kuti konserve me kerpudha 
  10. piper i zi koker

Menyra e gatimit:
Lepurin e lajme,e pastrojme mire dhe si eshte e futim ne tenxheren me presion.e mbulojme me qepet e grira ne copa te medha per se gjati,karotate prera ne 2 pjese,hudhrat te paqerruara(me kemishe si quhen)kerpudhat,vajin,veren,ujin,kerpudhat,gjethet e dafines dhe piperin e  zi koker.kripe,sa duhet.Mbyllim tenxheren e presionit dhe qe nga momenti qe ndiejme qe bie ne vale e leme te zieje 10' ne flake mesatare.Pas kesaj kohe,e leme te dale avulli dhe e futim  ne furren e nxehur ne 220° per 30' ose me mire derisa lepuri te kete mare faqe ne te dy krahet.Nese ju duket i thate mund te shtoni dhe nje gote uje ose vere sipas deshires.

2 commenti: