mercoledì 18 gennaio 2012

Si behet likeri:limoncello

Kjo eshte receta per te pergatitur nje lloj likeri qe perdoret shume ne Itali te quajtur limoncello,per ke e ka provuar.

Duhen:8-10 limonj te fresket,me lekure te mire dhe te patrajtuar kimikisht
1liter alkool 90°
600gr sheqer

1 liter uje

Proçedura:
Lani mire limonjte dhe thajini me nje picete te paster.
Pergatitni alkoolin dhe nje vazo te madhe me gryke te gjere dhe  kapak qe puthitet mire.
Qeroni lekuret e limonjve me thike ose me thiken e patateve duke pasur kujdes qe te mos merrni pjesen e bardhe por vetem cipen e holle te verdhe te limonjve.
Vendosim lekuret ne vazon qe kemi pergatitur dhe i mbulojme me alkoolin(1Liter)

Mbyllni vazon mire.do te leme keshtu lekuret perreth 1 jave gjate se  ciles here pas here do ti tundim pak .Do te shikoni qe alkooli sa vjen e do te zverdhet me teper ndersa lekuret do te zbardhen.
Pasi te kalojne 7 dite pergatitim shurupin me ujin e sheqerin ne nje tenxhere,duke e lene mbi zjarr derisa sheqeri te tretet mire.E leme te ftohet.Pasi te ftohet mire shurupi e bashkojme me alkoolin dhe lekuret e vazos,perziejme mire dhe ja me ne fund limonceloja yne eshte gati per filtrim.Pra e filtrojme mire dhe me anen e nje hinke e mbyllim ne shishen tone te preferuar.
likeri do tejete i grades:Vol 37%
Nese preferoni nje liker me te bute perdorni keto masa:
1 liter alkool
1,3 liter uje
770 gr sheqer


Nessun commento:

Posta un commento