lunedì 23 gennaio 2012

Speca me hudhra dhe me uthull

Kjo ka qene nje nga piatat e mia me te preferuara ne shqiperi.Perdornim specat e quajtura gogozhdare,jane idealet per kete recete.Sherbejne si nje antipaste e thjeshte dhe e fresket ne çdo moment.

Për 4-5 persona duhen :
speca 1 kg,
vaj 3-4 lugë gjelle,
kripë, piper,
hudhra 2-3 thelpinj,
uthull 2 lugë gjelle.
Pergatitja:
Specave u hiqet bishti e farat, shpëlahen dhe lihen të tërë ose priten në rripa për së gjeri. Skuqen në tigan me pak yndyrë të mbuluar me kapak duke i përzier herë pas here. U hidhet kripë, piper, hudhra të shtypura, uthull dhe pasi të jenë gati jepen si garniturë për gjellë me mish.

Nessun commento:

Posta un commento