venerdì 10 febbraio 2012

Embelsira per Shen Valentinin:Paste roze

Shen Valentini po afron dhe per ata qe u pelqen te surprizojne ne menyre kreative,ja nje recete per  pergatitjen e nje embelsire te thjeshte por "shokuese":pastet roze.Pastat mund ti pergatitni me sfoljaten edhe 1 dite me pare dhe me pas ta vishni me krem e glase diten e festes
Duhen:
  1. 2 pete pasta sfoglia
  2. 20cl. qumesht i scremuar
  3. 2luge niseshte misri
  4. 2 te verdha vezesh
  5. 100gr çokollate e bardhe 
  6. 1/2 zarf sheqer puder me vanilje
  7. 70gr gjalpe
  8. 70gr sheqer pluhur
  9. 1 luge kirsch(liker qershie)
  10. 2 pika ngjyroses ushqimor roze
Pergatitja:
Ndezim furren ne 200°.Palosim secilen nga petet ne dysh dhe e shtrijme mire me petes.
Presim 4 zemra duke u ndihmuar nga forma te gatshme ose mund te prisni nje cope kartoni duke i dhe ne formen e zemres...Pjekim petet ne furren e ngrohte per 12' pastaj i leme te ftohen me deren e furres te hapur.Pas ftohjes ndajme ne dy pjese peten ne trashesi,pra pa prishur formen e zemres.

Per kremin:veme qumeshtin te valoje,rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin,sheqerin me vanilje dhe niseshten.I tretim te gjitha ne qumesht te ngrohte dhe e leme ne zjarr mesatar kremin qe te trashet.Heqim nga zjarri dhe bashkojme çokollaten e bardhe dhe gjalpin e ndare ne copeza.Leme kremin te ftohet.

Pergatitim ne fund glasene roze duke perzier:Likerin,ngjyrosesin dhe sheqerin pluhur.
Pra mbushim pastet ne mes me kremin,bashkojme dy pjeset dhe i mbulojme siper dhe anash me glasene.

Nessun commento:

Posta un commento