venerdì 3 febbraio 2012

Lakror me miell misri

Ja dhe disa receta  tradicionale shqiptare:
Lakror me miell misri (porcion për 4-5 persona)     
2 gota ujë miell misri
1 kg spinaq
2 gota ujë
2-3 lugë gjelle vaj, pak kripë
Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të valuar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.

Nessun commento:

Posta un commento