venerdì 3 febbraio 2012

qumeshtor-recete tradicionale

Qumështor


3 litra qumësht
250 gr miell misri ose miell orizi
4 vezë të freskëta
200 gr gjalpë
250 gr sheqer
50 gr miell sa për të bërë një petë si për byrek që shtrohet në tavën që përpara është e lyer me yndyrë.
Në një enë tresim miellin e misrit me sheqerin me pak qumesht dhe e lëmë mënjanë. Vëmë tenxheren me qumësht që të valojë dhe mbasi fillon të marri valë shto të gjithë atë që trete me qumësht dhe fillo trazoje që të mos ngjitet, shto dhe gjalpin. Kështu vazhdo deri sa të marri valë në zjarr të ngadaltë. Hiqe nga zjarri dhe shto 3 vezët e rrahura më parë duke e trazuar gjithmonë. Hidhe mbi petën e hapur ne tavë dhe më pas mbështill anët e petes rreth e qark. Pjesa e mbetur pa petë (mesi i taves) i hidhet veza tjetër e rrahur, duke mbuluar të gjithë kremin. Fute në furrë dhe piqe deri sa të marri ngjyrë të kuqerremtë, në 220°C, nxirreni nga furra dhe lëreni që të ftohet dhe të mpikset, ëmbëlsira hahet e ftohtë.

Nessun commento:

Posta un commento