martedì 28 febbraio 2012

Receta per buken

Si te bejme vete buken?Dihet qe edhe buka nuk eshte gjithmone e njejte:varet nga perberesit qe do te perdorim,punimi,lloji i miellit etj.kam  vendosur tu shkruaj disa receta te ndryshme per gatimin e bukes ne kushtet e shtepise.

Per nje buke ose per 18 panine duhen:
  1. 250ml qumesht i ngrohte
  2. 15gr maja e fresket,ose 7gr maja e thate.
  3. 1luge e voge mjalte
  4. 450gr miell per buke
  5. 1 veze e rrahur pak
  6. 40gr gjalpe i shkrire
Pergatitja:
Hedhim ne nje tas,majane qumeshtin dhe mjaltin dhe i trazojme pak derisa te behet e gjitha nje mase e lengshme.Leme te pushoje per 10' derisa ne siperfaqe te formohet nje shkume e lehte.Ne nje ene tjeter,vendosim miellin dhe 1/2 luge te vogel me kripe te cilen e perziejme natyrisht me miellin.Hapim nje gropez ne mes dhe fillojme te bashkojme ne te perzierien me majane,gjalpin dhe vezen.
e punojme mire per gati 10',nese na duket brumi i bute dhe ngelet neper duar,eshte e preferueshme qe ta punojme mire dhe jo ti shtojme miell tjeter.
E mbulojme me nje pecete dhe eleme te vije.
Nese kemi vendosur te perdorim stampen e bukes per pjekjen atehere marim nje stampe te madhesise:30x11cm,e lyejme me vaj dhe miell vendosim ne te brumin dhe e shtrijme mire duke e shtypur dhe hapur njetrajtesisht.e mbulojme perseri dhe e leme te vije derisa te shohim qe ka arritur vellimin e duhur.
nderkohe ngrohim stofen ne 190°C.
E pjekim per gati 25 minuta,derisa buka te rezultoje e kuqe ne siperfaqe dhe te kulloje.E leme te ftohet ne nje vend te paster.Kjo buke eshte ideale per tosta,apo e lyer me gjalpe ndersa eshte ende e ngrohte(maksimumi :))

2 commenti:

  1. po ku kan pas gjyshet tona mjalt? ja pasket fut kot

    RispondiElimina
    Risposte
    1. Kishte Rina kishte...provoni te pyesni me te vjetrit e shtepise

      Elimina