lunedì 6 febbraio 2012

supe magjerica

Për 4-5 persona duhen:
të brendshme 250-300 g, gjalpë 50 g, ose 1 lugë gjelle, oriz 3 lugë gjelle, qepë të njoma 2-3 copë, vezë 1 kokërr, limon 1/2 kokrre, kopër, piper i zi.
Pergatitja:
Kjo supë përgatitet me të brendshmet e bagëtive të imta, me përjashtim të plëncit. Nga koka dhe këmbët mund të përgatitet lëng, ndërsa në mungesë të tyre mund të përdoret lëng mishi i zakonshëm ose ujë. Të brendshmet shpëlahen dhe përvëlohen me ujë të vluar, kullohen dhe priten në copa të vogla kubike. Në tenxhere me gjalpë kaurdisen të bardhat e qepëve të njoma derisa të vyshken, por të mos marrin ngjyrë, shtohen të brendshmet, kaurdisen pak, shtohet lëngu i tyre dhe kur të marrë valë hidhet orizi i pastruar e i larë. Supa lihet të ziejë derisa orizi të jetë gati, rregullohet me kripë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash pritet me vezë e limon. Në fund të supës i hidhet kopër e grirë hollë dhe piper i zi i bluar.
Në qoftë se kemi lëng koke e këmbësh, atëherë ato pastrohen nga tuli i cili copëtohet dhe hidhet në supë.

Nessun commento:

Posta un commento