martedì 6 marzo 2012

Receta per kremin e pastiçerise

Ky lloj kremi ka nje perdorim te gjere ne embelsirat.Mund ta blini te gatshem por mund ta beni dhe vete ne kete menyre:
perberesit:
  1. 4 te verdha veze
  2. 100 gr sheqer
  3. 50gr miell
  4. 500ml qumesht i ftohte
  5. 1 zarf vanilie
  6. 1 lekure limoni te grire ne rende,vetem pjesen e verdhe,beni kujdes qe mos kapi cipen e bardhe
Pergatitja:ndiqni me kujdes hap pas hapi per nje realizim sa me te mire te kremit.
Bashkojme te verdhat e vezes me sheqerin dhe i rrahim sa formojne nje krem te bute dhe homogjen.
Perziejme pak nga pak me miellin e situr,me kujdes qe te mos fotmohen kokriza.
Pasi perzierja te jete gati,e bashkojme me qumeshtin e ftohte dhe lekuret e limonit me vanilien.trazojme dhe veme ne zjarr te ngadalte duke perzier vazhdimisht me qellim te mos ngjitet ne fund.Leme te bjere ne vale dhe rregullojme trashesine qe duam nga nje kohe prej 2-5 minuta.kremi eshte gati.Nese do e perdorim per mbushjen e tortes,do e hedhim ne 1 ene qelqi ku do e perziejme vazhdimisht dhe e mbulojme me nje pecete te paster, te lagur .

Nessun commento:

Posta un commento