martedì 6 marzo 2012

Turta e pasionit

Per te pergatitur kete torte ju duhet pandispanja,receten e te ciles e gjeni ketu: recete pandispanja.
Ndersa per farçituren apo mbushjen perpiquni gjithmone te punoni me fantazine tuaj,ne baze te perberesve qe mund tu ndodhen ne shtepi.Elementi me i domosdoshem eshte panna,me te cilen do te vishet torta nga jashte dhe do te mbulohet cdo parregullsi estetike.Ja pra si e mbusha une torten ne figure:
Perberesit:
1 vazo reçel luleshtrydheje ose ate qe preferoni me shume.
qumesht ose liker luleshtrydheje.
krem pastiçerie:kliko per te pare receten nese se perdor te gatshem
1 kuti e madhe me panna vegjetale e cila do te rrihet per tu shkumosur.
bajame te qeruara.
1 pako me pandispanje te gatshme nga ajo me 3 shtresa(gjithmone nese keni vendosur ta blini dhe jo ta beni vete)

Pergatitja:
Marim pandispanjen dhe e ndajme ne 3 pjese te barabarta trashesine e saj;nese eshte e gatshme,i ndajme me pare rrathet mire nga njeri-tjetri.
Marim shtresen e pare dhe e lagim ose me qumeshtin(nese do te hane femije te vegjel)ose me 1 gote rakie me liker luleshtrydheje te cilin e bashkojme ne 1 gote qumesht.Pasi e njomim njetrajtesisht,shtojme 1 shtrese jo shume te trashe reçeli(e lyejme njelloj si te qe nje fete buke),vendosim mbi te shtresen e dyte,e lagim perseri edhe kete,me pas e mbulojme ne menyre te njetrajtshme me kremin e pastiçerise(te ftohte)
Ne nje tas te thelle rrahim fort panen,me rrahesin elektrik nese dispononi dhe kur te jete e mpiksur mire,lyejme anembane torten duke shtrire mire ne menyre homogjene e me pas me nje shiringe per embelsira,zgjedhim formen e deshiruar dhe zbukurojme anet e tortes.Nese nuk keni shiringen per embelsirat,mund te perdorni nje qese plasmasi te paster,te ciles do ja prisni pakez fundin.Ne fund,mqse torten ne figure une e bera per ditelindjen e bashkeshortit tim me bajamet e qeruara bera ne qender te tortes nje zemer.

Shenim:kam provuar ta bej kete torte edhe ne shume menyra te tjera,psh me luleshtrydhe te fresketa,çokollate te bardhe dhe te zeze,por kjo kerkon nje shpiegim me vete pasi s'eshte shume e komplikuar po do pakez kohe.Mund te perdorni ne vend te kremit te pastiçerise,kremin me veze dhe maskarpone te pergatitur si per tiramisuneNe shtresen e fundit,para shtrimit te panes mund ta lyeni pandispanjen me nje shtrese te holle çokokremi,ose ne fund si te keni zbukuruar torten mund te grini çokollate mbi te.Une e pluhurosa me kakao,mqse nuk kisha çokollate.Te dashura amvisa,mjafton vetem 1 ide per ti dhene sprintin fantazise suaj.Ju befte mire!

Nessun commento:

Posta un commento