martedì 19 giugno 2012

Petulla me kos

Ja dhe receta e petullave me kos.Femijet tuaj do te kenaqen shume nga kjo recete.

Për 4-5 persona duhen:Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje




Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për cdo petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.

1 commento:

  1. sa yndyre ?
    mendoj se eshte shum me shum se aq.

    RispondiElimina