martedì 19 giugno 2012

SUPE ME QOFTE

Për 4 -5 persona duhen: 
Qofte te vogla,
1 e verdhe e vezes
1 luge kos , majdanoz, 
50 gr vaj, 3 lugë gjelle miell
 lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi.




Qoftet kaurdisen pak me vaj, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. 
Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojme pak kos, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.

Nessun commento:

Posta un commento