lunedì 26 novembre 2012

FERGESE TIRANE ME SPECA

Për 4-5 persona duhen:
Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje: 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës


PERGATITJA:

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen,domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet,shtohet mielli,kaurdiset akoma dhe pak, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

2 commenti:

  1. fergeses me speca i hidhet miell edhe veze?jo se gjyshet e gatuajne ndryshe kete fergese dhe del shume e mire .do ta provoj dhe do shkruaj se si eshte .

    RispondiElimina
  2. Me sa di un gatuhet vetem me speca dhe ne fund i hidhen 2-3 veze .Pastaj receta per gatimin e fergesave jane te ndryshme dhe sipas deshires

    RispondiElimina