martedì 13 novembre 2012

lakror-pice me presh dhe qumesht

Po e quaj keshtu kete pjate pasi ndonese gatuhet si lakrori me dy pete une doja te provoja rezultatin duke perdorur pak maja.Sot bera dy te tille:
Si gatuhet lakrori me presh dhe qumesht?

PERBERESIT:
Per nje tepsi te diametrit 40-50mm

  • PER BRUMIN : 600 gr miell
  • uje i vakur dhe kripe sa duhet
  • maja pluhur: nje zarf


  • per gjellen: 4 koke presh,
  • nje gote uje,
  • nje gote qumesht
  • 4 luge vaje ulliri dhe pak gjalpe
  • kripe sa duhet
PERGATITJA:

PERGATITJA E BRUMIT:

Une ndoqa kete menyre:
Treta majane ne pak uje e perzieva me sasine e miellit te mesiperm te perzier me kripen e deshiruar dhe zura nje brume te bute si per pizza .E ndava brumin ne dy pjese te barabarta,i punova u dhashe rrumbullakesine dhe i lyeva me miell ne te dy anet.Mbulova me nje picete te thate dhe i lashe te vijne per 15-20'.




Nderkohe pergatitim  gjellen.Grijme preshin ne rota te trashesise 2mm dhe e hedhim ne nje tenxhere ku e fergojme per pak me pak me vajin e ullirit.e shuajme me nje gote uje,i veme kapakun dhe e leme te zieje ngadale derisa te pije gjithe ujin.Pasi ta kete bere kete gje i shtojme goten e qumeshtit dhe e leme te zieje derisa te ngelet pak qumesht ne fund.Hedhim sasine e deshiruar te kripes.
Mund ta shtoni sipas deshires me veze dhe djathe.

Hapim peten e pare e shtrojme mbi tepsine e lyer me gjalpe,shtrojme mbi te gjellen.
Hapim peten e siperme pak me te madhe se e poshtmja dhe e shtrojme ne menyre te beje rrudha.perveshim me kujdes anet dhe lakrori-pice eshte gati per pjekje.

Pjekja ne furre me temp max te paranxehur.Do ta lini derisa te skuqet siper duke bere kujdes qe te jete pjekur edhe poshte mire.
Pasi ta nxirrni nga furra,e lyeni mire me gjalpe dhe mbuloheni me nje pjate pice dhe me nje picete,me qellim qe te zbutet...
Pjata eshte gati.Ju befte mire!

Kjo eshte dhe fotografia e lakrorit me presh qe une pergatita sot

Nessun commento:

Posta un commento