mercoledì 7 novembre 2012

Makarona me fruta deti






Makarona me fruta deti ose "spaghetti allo scoglio" si njihen ne itali eshte nje pjate e pare shume e shijshme e cila nuk mungon ne restorantet me baze peshku dhe jo vetem...Ne fakt çdo restorant ka menyren e vet te gatimit te kesaj pjate.Ne po ju prezantojme sot menyren qe na duket me e thjeshte,me e shijshme dhe e arritshme nga amvisat.

PERBERESIT:


  • 4 THELPINJ HUDHER
  • LENG PESHKU 2-3 GARUZHDE
  • KALLAMARE 300GR
  •  MIDHJE 500GR
  • MOLUSQE -vongole 500 GR
  • VAJ ULLIRI GJYSEM GOTE (1/2)
  • DOMATE QERSHI 300GR (DOMATET E VOGLA)
  • MAJDANOZ I GRIRE 3 LUGE
  • SKAMPE(GAFORE) 4  COPE
  • MAKARONA TE GJATA NR 5(SPAGHETTI) 320 GR
  • VERE E BARDHE GJYSEM GOTE
PERGATITJA:

Se pari pastrojme mire midhjet dhe vongolet. Pastrimi eshte delikat pasi sidomos vongolet mund te hapen ne zjarr dhe te gjeni si surprize rere brenda tyre...Per pastrimin e midhjeve:lajini mire me uje te ftohte,hiqjuni "qimen",qe del jashte  tyre,per ti pastruar mire nga jashte mund ti ferkoni me tel enesh ose me nje thike te  vogel...Ne restorante thjesht i ferkojne fort njera me tjetren,por per sasine e vogel qe do te perdorni ju keshilloj kete lloj pastrimi.
Persa i perket pastrimit te vongoleve(mmm se di si i themi ne shqip???) do te kini shume kujdes,pasi ato mund te leshojne rere kur te hapen dhe t'iu prishin gjithe pjaten.Per kete arsye,armatosuni me durim.Merni drurin ku presim perimet apo mishin,merni nje nga nje vongolet dhe i perplasim mbi dru nga ana e çarjes apo hapjes.Nese nga ato do te shihni te dali nje leng i zi,ajo vongol eshte per te hedhur,pasi brenda eshte plot me rere,perndryshe,nese druri ngelet i paster do te thote qe vongola eshte e mire.
Pas kesaj lajme  mire midhjet dhe vongolet me uje te rrjedhshem.Marrim vongolet,i veme mbi tigan me kapak, me zjarr te forte, dhe i leme te hapen.me pas i leme ne te ngrohte ashtu si jane.
Te njejten proçedure ndjekim dhe per midhjet.

Pastrojme kallamaret si ne figure(nese keni veshtiresi me pyesni)
Presim trupin e tyre ne unaza

Ne nje tigan hedhim 2-3 luge vaj dhe hudhrat e prera ne copa te vogla ose te shtypura sipas deshires ose te gjithe nese me pas deshironi ta hiqni nga tigani...trazojme pak dhe me pas shtojme kallamaret.kur keta te zbardhen,shtojme veren e leme te avullohet pak,shtojme majdanozin dhe i leme te ziejne per 10'.Fikim zjarrin dhe i mbajme edhe keto ne te ngrohte.

Marrim skampet dhe ju bejme nje prerje pergjate gjithe shtylles kurizore,me qellim te nxjerrim nje shirit te zi qe ndodhet ne te,e cila po te mos e heqim do i jape gjelles hidhesi.Perdorni nje kruajtese dhembesh per ta terhequr.

Perseri ne nje tigan hedhim 2-3 luge vaj ulliri,hudhren si me siper,e trazojme pak  shtojme skampit te cilat do i skuqim ne gjithe siperfaqen.Fikim zjarrin e i leme dhe keto ne te ngrohte.

Ndajme domatet ne 2 pjese,natyrisht pasi i kemi lare.

Marrim nje tenxhere te thelle dhe me fund te gjere,hedhim 4luge vaj ulliri,2 thelpinj hudher te cilen pasi e skuqim pak shtojme domatet e prera.,i leme te zbuten pak pa e prishur formen.

Nderkohe zjejme makaronat ne nje tenxhere me uje te bollshem dhe te kripur.Presim te ziejne,i heqim 3 minuta perpara kohes se zjerrjes komplet te tyre dhe me pas i kullojme nga uji dhe i bashkojme ne tenxheren ku kemi domatet .Bashkojme gjithashtu kallamaret bashke me lengun e tyre dhe lengun e filtruar te midhjeve dhe vongoleve,nese eshte e nevojshme shtoni ndonje garuzhde me leng peshku.

Nje minute para zjerrjes shtojme midhjet,vongolet dhe skampet se bashku me majdanozin.Rregullojme me kripe e piper dhe pjata eshte gati.

Ju befte mire!
Foto nga web per t'iu dhene ide sa me te qarte.




Nessun commento:

Posta un commento