giovedì 22 novembre 2012

Oriz me karkalezca deti (gamberi)

PERBERESIT:
PER 4 PERSONA:


  • 320GR oriz
  • 3luge vaj ulliri
  • 1qepe e vogel
  • 150ml vere e bardhe
  • 1gote e vogel Brandy
  • 1 zarf me pluhur te verdhe (zafferano)
  • 600gr domate te kuqe te pjekura mire
  • 1kg karkaleca apo gamberi
  • 3 luge te vogla majdanoz te grire
  • 1spec djeges i kuq
  • kripe
PER LENGUN:

  • 1,3L UJE
  • 150ML VERE E BARDHE
  • 2KAROTA
  • 1QEPE
  • 8KOKRRA PIPER
  • 4BISHTA MAJDANOZI
  • KRIPE

Pergatitja:

Pastrojme karkalecet duke lene menjane kokat dhe guaskat.Eleminojme papastertite e shtylles kurizore(shiritin e zi)
veme kokat dhe guackat e karkalecave se bashku me perberesit per lengun te ziejne ne 1 tenxhere dhe leme te zjejne me zjarr te ngadalshem per te pakten 40'

Ne nje ene skuqim pak orizin me tre luge vaj ulliri dhe qepen,bashkojme domatet,e pastruara nga farat dhe te prera ne fileto,lagim me vere dhe leme te avulloje.Shtojme pluhurin e verdhe dhe specin djeges.
Fillojme te hedhim pak nga pak lengun e pergatitur me pare(natyrisht te filtruar)
Skuqim karkalecat dhe i shuajme me Brandy dhe i bashkojme me orizin ne fund te zjerjes.
Zbukurojme me majdanoz dhe servirim.

Ju befte mire!

2 commenti:

  1. Cfare eshte zarfi me pluhur te verdhe? Falemnderit.

    RispondiElimina
  2. Pluhuri i verdhe eshte shafrani. E gjen besoj neper supermarkete. Eshte nje ekstrakt nga pjalmi i lules...

    RispondiElimina