venerdì 16 novembre 2012

Patllexhane turshi

Ne kete recete po ju jap dy menyra te perdorura nga une per patllexhanet turshi.

PERBERESIT


  • 2kg patllexhane
  • 1liter uthull te kuqe(por nese i doni me pak acide perdorni uthull molle,une kete perdor)
  • 700ml uje
  • kripe sa duhet
  • hudhra 2 kokrra
  • nje dore majdanoz,ca gjethe dafine dhe rigon
  • speca djeges nese i preferoni pikante



RECETA E PARE:

Lajme,pastrojme patllexhanet dhe presim ne rripa te holle sa nje gisht.I veme ne nje kulluese makaronash dhe i perziejme me nje sasi te mire kripe te trashe.I veme nje pjate ose nje ene druri siper dhe me pas nje tenxhere te mbushur me uje si peshe me qellim qe ta humbasin ujin. Une zakonisht e bej kete pune ne darke,natyrisht ne vjeshte ose dimer qe eshte fresket,jo ne vere,pasi edhe mund te prishen...dhe i le gjithe naten te humbasin lengun e tyre.

Diten tjeter ne mengjes i marim me duar,i shtrydhim mire dhe i veme ne nje tas,nderkohe qe ne nje ene kemi hedhur uthullen dhe ujin,e i leme te bien ne vale.Marim nje sasi patlexhanesh e hedhim ne vale per 2' dhe i leme perseri te kulloje ne nje ene lengun qe pine.Veprojme keshtu me te gjithe sasine e patllexhaneve.
Nderkohe grijme holle hudhren,gjethet e dafines,specin djeges nese deshirojme  dhe majdanozin.Perziejme edhe me rigon.

marim nje vazo ose ene tjeter  ku do te vendosim turshite.Shtrojme nje shtrese patllexxhanesh,e sperkatim me nje shtrese nga perzierja e mesiperme me hudhra dhe ereza dhe me pas 2 luge gjelle vaj...vazhdojme keshtu deri ne fund.Mbulojme me erezat  dhe mbyllim vazon per nje dite.Vazoja nuk do te mbushet per momentin me vaj ulliri.Kjo gje do te behet pas nje dite,pasi patllixhanet do te leshojne akoma pak nga lengu qe kane pire gjate  vales.Pra diten tjeter,hapim vazon dhe mbulojme 1/3 e vellimit te vazos me utthullen e mbetur dhe pjesen tjeter me vaj ulliri.Vaji i ullirit duhet ti mbuloje mire patllexhanet,pasi eshte ai qe do te ndihmoje konservimin e mire te tyre.
Mund te filloni ti konsumoni qe ne moment,por eshte e keshillueshme te rrijne rreth 40 dite per nje shije me te arrire.



Kjo eshte receta e re qe provova kete rradhe dhe jane patllexhanet qe shihni ne fotografi...Jane bere shume te mire,por duhet te rrijne akoma edhe pak kohe,keshtuqe nese keni ndermend ti konsumoni shpejt e shpejt edhe keta bejini te grire ose lerini ne vale ca minuta me shume...
KLIKONI KETU PER RECETEN: PATLLEXHANE TE MBUSHUR TURSHI.

Nessun commento:

Posta un commento