venerdì 16 novembre 2012

Patllexhane turshi,te mbushur me speca (piperka) dhe karota

Edhe kjo recete gatimi per patllexhanet e mbushur turshi,kerkon pak pune dhe durim,por eshte e thjeshte per tu arritur.


PERBERESIT:

  • 2 kg patllexhane
  • 1kg uthull
  • 700gr uje
  • vaj ulliri sa duhet
  • speca te verdhe ose te kuq(ose te dyja llojet :) ) 1kg
  • 2 hudhra
  • kripe,piper, dafine,rigon dhe majdanoz
  • 8 karota mesatare

Pergatitja:


Lajme patllexhanet dhe i presim ne mes. I kriposim mire me kripe te trashe  ne gjithe siperfaqen e tyre
dhe i leme ne nje kulluese si tek RECETA BAZE per 12 ore te kullojne.
Pasi kalon kjo kohe,i shtrydhim mire,iu heqim zemren me thike dhe e grijme kete te fundit ne kubike te vegjel.
Nderkohe,menjane kemi lare e pastruar specat apo piperkat ne ripa te holle(shirita sa nje gisht)
kemi pastruar e qeruar karotat dhe i kemi prere ne rota te trashesise 2-3mm
Kemi grire hudhrat e perzier aromat si tek RECETA BAZE

Ne nje tenxhere te thelle hedhim uthullen dhe ujin dhe i leme te bjere ne vale.
Hedhim ne vale me pare specat apo piperkat  pjese- pjese e i leme per 2 min te "ziejne"I nxjerrim dhe i veme ne nje tas te madh e keshtu veprojme deri ne fund...

Ne varesi te gjeresise te tenxheres do te hedhim ne vale sasine e patllixhaneve,me qellim qe ata te mos bien mbi njeri tjetrin (une pssh hidhja nga 4 gjysma apo 2 patllixhane)Meqenese jane pak te medhenj lerini me shume ne zjarr rreth 3-4'.Kujdes te mos i zbutni shume!Ne fund,ju japim nje vale edhe zemrave te patllixhaneve per 2'.
Leme te ftohen pak.Nderkohe kemi pergatitur enen apo enet ku do ti mbyllim.Mbulojme fundin e enes me vaj ulliri.Perziejme specat me erezat,hudhrat dhe pak vaj ulliri.Shtojme edhe karotat e perziejme mire perseri.
Shtrojme nje sasi nga kjo perzierje ne fundin e enes per turshite dhe fillojme mbushjen dhe rradhitjen e patllexhaneve ne  te shtresa shtresa duke i shtypur pak me dore qe te zene mire vellimin e enes.Mbulojme ne fund me nje shtrese specash,hedhim nje fill vaj ulliri nga siper,mbyllim enen dhe e leme nje dite keshtu me qellim qe patlllixhanet te kene leshuar gjithe lengun e pire.Mbulojme me vaj ulliri,ose si ne RECETA BAZE 1/3 e vellimit me uthullen e ngelur  dhe pjesen tjeter me vaj ullirit.Une kam provuar ti mbuloj vetem me vaj ulliri dhe dalin shume te mire.
Turshite do te jene gati pas 40 ditesh.Ju befte mire!

Nessun commento:

Posta un commento