lunedì 26 novembre 2012

Peshk krap i furres me leng



PERBERESIT
  • Krap i pastruar dhe i prerë në feta, 300- 350 gramë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 3 qepë të grira imët
  • 3 thelpinj hudhër e grirë
  • 2 copë dafine
  • 3 kokrra kumbulla të thata pa bërthama
  • 1 filxhan çaji uthull
  • 1 domate e grirë imët në rende
  • 1 lugë salcë koncentrat
  • 1 lugë kafe sheqer
  • 1 gotë ujë
  • kripë, piper e spec djegës sipas dëshirës

PERGATITJA


 Copat e krapit pastrohen dhe përgatitet
lëngu. Kaurdisen qepët në vaj ulliri derisa marrin ngjyrë dhe iu shtohen njëra
pas tjetrës hudhra, gjethet e dafinës, kripa, piperi, speci djegës, kumbullat e
thata. Përzihen dhe kaurdisen për 2-3 minuta. U shtohet uthulla, salca,
domatja, sheqeri dhe një gotë ujë. Përzihen dhe iu jepet një valim, derisa
formohet një masë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe hidhet në tavë ku vendosen dhe
copat e krapit. Piqet në furrë në temperaturë 150° Celcus, ku krapi piqet në dy
anët. Serviret i spërkatur dhe me majdanoz.

Foto nga neti thjesht dimostrative.

Nessun commento:

Posta un commento