martedì 13 novembre 2012

RECETA GATIMI: QOFTE ME EREZA

Kjo eshte nje nder recetat Italiane per gatimin e qofteve,qe i perafrohet disi dhe menyres tone te gatimit.
Si behen qoftet?

PERBERESIT PER 40 QOFTE:


  • 150gr buke e thate
  • 2qepe
  • 2thelpinj hudher
  • 1kg mish i grire
  • 3 luge majdanoz i grire
  • 4veze
  • 1 luge e vogel me aroma per cous cous
  • 1 luge e vogel me perzierie 4 erezash te ndryshme
  • kripe,piper
  • 100gr miell
  • 6 luge vaj ulliri

PERGATITJA:

  1. Zbutim buken ne uje per 10',me pas e shtrydhim me duar,derisa te humbasi ujin.
  2. qerrojme qepet dhe hudhrat dhe i grijme se bashku
  3. ne nje tas perziejme mishin,buken e zbutur,qepet,hudhrat,majdanozin,2 veze dhe aromat,kripim dhe hedhim piperin e zi.
  4. ne nje pjate te thelle,rrahim 2 vezet me 2 luge uje.Hedhim ne nje tjeter pjate te thelle miellin
  5. Marrim perzierjen e qofteve dhe me duart te njomura formojme toptha te dimensionit te deshiruar,i lyejme ne veze dhe me pas ne miell
  6. Receta origjinale thote qe do i skuqim ne keto 6 luge vaj ulliri qoftet ne nje tigan natyrisht te veshur,qe nuk lejon ngjitjen.
  7. Une ndjek proçeduren alla shqiptarçe :D.... i skuq ne tigan me shume vaj luledielli dhe i le te kullojne ne leter guzhine,qe te humbin lyren e tepert.
  8. Serviret  me perime te fresketa,sallata dhe shoqerohet me vere te kuqe...ose birra Korça ;)
Receta eshte gati.Ju befte mire!




Nessun commento:

Posta un commento