domenica 11 novembre 2012

Recete gatimi e thjeshte:petulla te mbushura me sallam dhe djathe

Kjo eshte natyrisht nje recete gatimi shqiptare e dashur per te gjitha grupmoshat.
Si gatuhen petullat me maja?Ne kete rast do te shohim dhe si mund te gatuajme petullat me sallam dhe djathe.Proçedura eshte shume e thjeshte:


Perberesit:


  • 1kg miell te tipit 00 ose semola (une sot po i perziej te dyja llojet)
  • maja buke nje pako te vogel 
  • sallam dhe djathe 250 gr secili
  • uje sa duhet
  • kripe,gjysem luge gjelle,gjithsesi ne baze te deshires
  • vaj luledielli 1 liter
Pergatitja:

Zgjedhim nje tenxhere te thelle,mbushim fundin e saj me uje te ngrohte,shkrijme ne te majane dhe me pas,bashkojme miellin te perzier me kripen dhe fillojme perzierjen derisa te perfitojme nje brume  te bute dhe pa kotka,brumi duhet te jete elastik,por me i bute se i byrekut.bashkojme ne te copat e sallamit dhe te djathit kaçkavall te grira dhe vazhdojme ti punojme energjikisht me dore per 2'. Me pas mbulojme tengjeren me nje nape dhe e leme brumin te vije perreth 30' dhe sidoqofte derisa shikojme qe brumi eshte rritur gati 3-fishuar ne vellim.
Ne nje tigan te thelle hedhim litrin e vajit,e leme te nxehet mire dhe fillojme e marim brumin  me ndihmen e 1 luge ose duke perdorur te dyja duart. Qe brumi i petullave te mos na ngjitet neper duar,mbajme prane nje tas te vogel me uje ku do te njomim gishtat sa here qe e kapim per ta hedhur ne tigan ose ne rast se perdorim lugen e mbajme ne uje dhe e nxjerrim ne momentin e perdorimit....Ndersa petullat skuqen me anen e nje luge ju hedhim siper vajin e nxehte me qellim te fryhen dhe te kullojne sa me mire.Pjata eshte gati.Ju befte mire!
Pas pak fotografia...


Nessun commento:

Posta un commento