giovedì 8 novembre 2012

RECETE GATIMI EMBELSIRA SHQIPTARE,KADAIF.


Sot po ju paraqesim nje recete gatimi te thjeshte dhe mbi te gjitha te shijshme.Behet fjale per gatimin e nje embelsire shqiptare(dhe jo vetem...):kadaifi

Meqenese jemi ne prag festash ja pra receta per:
kadaif i mbushur me arra dhe hallvasi.


PERBERESIT:


  1. 1 pako pete
  2. 500gr kadaif
  3. 250gr hallvasi
  4. 300gr gjalpe
  5. 3 gota uji sheqer +2 gota uje

PERGATITJA:

Shtrojme 2 pete dhe i mbulojme njetrajtesisht gjithe siperfaqen me kadaif  dhe arra.Me pas thermojme pak hallvasi.Sperkasim me gjalpe dhe fillojme e e mbeshtjellim peten ne forme roleje duke lyer me gjalpe anet qe peta te mbyllet e te puthitet mire.
Pasi te kemi ndiekur te njejten procedure me gjithe sasine e peteve dhe te kadaifit,vendosim rolete ne tepsi dhe i futim ne furren e paranxehur ne temperaturen 180°
Leme perreth 25'.Pergatitim sherbetin dhe e leme te ftohet.E hedhim mbi kadaif, te vaket.
Receta eshte gati.Ju befte mire!!!

Nessun commento:

Posta un commento