lunedì 12 novembre 2012

RECETE GATIMI:BISKOTA ME AROME LIMONI


PERBERESIT:

PER 20 COPE DUHEN:


  • 125 gr gjalpe i  zbutur + gjalpi per lyerjen
  • 125 gr sheqer
  • 2 veze
  • 1 limon i patrajtuar
  • 150gr miell
Pergatitja:

Paranxehni furren ne temperature 180°C.Rrahim gjalpin me fruste derisa te zbutet mire,me pas shtojme sheqerin dhe vezet.
Grijme lekuren e limonit dhe ja shtojme perzierjes.Shtrydhim 1/2 limoni dhe e bashkojme lengun ne ene.Perziejme me rrahese derisa te kemi nje mase homogjene.Shtojme pak nga pak miellin duke perzier deri ne fund.

Ne nje tepsi te lyer me gjalpe vendosim brumin  e ndare ne toptha sa nje kokerr arre me distance prej 3cm njera nga tjetra.I leme ne furre per 20' e nese na ka mbetur ende brume pergatitim pjesen tjeter te biskotave ne nje tepsi.

SHENIM:
Per nje arome me intense perdorni lekuren e nje gjysem limoni dhe 1 luge te vogel me esence limoni.
PER TE NDRYSHUAR... :
Zevendesoni limonin me nje portokall dhe ne qender te çdo biskote vendosni nje luge te vogel me reçel portokalli.
Ju befte mire!



2 commenti: