domenica 4 novembre 2012

Recete per femije:fluturat plot gjalleri

Po e quajme keshtu kete recete te shpejte per femije: FLUTURAT PLOT GJALLERI. Mos nguroni t'ia thoni kete emer femijes tuaj,do ta terheqe pjata me teper...
Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte qe si kuptohet nga emri ka si perberes kryesor makaronat ne forme fluture.

Perberesit:

  • bizele te zjera ne avull 300gr
  • makarona flutura 280gr
  • proshute cotto 1 fete 100gr
  • kripe e vaj ulliri sa duhet
PERGATITJA:

Nderkohe qe veme te zjejne makaronat, presim ne copa proshuten dhe e kalojme ne tigan ku kemi hdhur pak vaj,me qellim qe ti japim nje ngjyre te kuqeremte,bashkojme bizelet e zjera(ne avull ose si te preferoni)
duke i trazuar per 1-2'.
Kullojme makaronat nga uji dhe i hedhim ne tigan,per 1' ne zjarr te larte.
Pjata eshte gati.E dekorojme me tulin e bukes te prere ne forme fluture ose zemre dhe te zbukuruar me karota te zjera ose jo sipas shijes te femijes tuaj.
Ju befte mire vogelusha!!!

Nessun commento:

Posta un commento