lunedì 5 novembre 2012

Recete per femije:shporta e kesulekuqes

Edhe kjo eshte nje recete mjaft interesante per t'ia dedikuar femijeve tuaj.Quhet SHPORTA E KESULEKUQES :D...edhe ne kete rast emri i recetes eshte nje program me vete per ta bere sa me te dashur per femijen tuaj...

PERBERESIT:

  • miser dhe bizele te ziera 140gr
  • kukngulleshka te zjera,te skuqura,apo te pjekura sipas shijes se femijes.
  • 4 domate te medha per sallate
  • 100gr couscous*
  • nje kuti me peshk ton ne vaj
  • gjethe borziloku ose aroma te tjera sipas deshires
  • kripe dhe limon sa duhet
PERGATITJA:
Pergatitim kus kusin ne nje tas te madh me qellim qe te nxerri gjithe perberesit.Shtojme 100ml uje te ngrohte
dhe e leme te pushoje per 20' derisa kuskusi te kete pire gjithe ujin.
Me ndihmen  e nje piruni e thermojme mire couscous-in dhe me pas bashkojme ne te tonin e kulluar nga vaji dhe misrin me bizelet.Shtojme aromat e deshiruara dhe perziejme mire-Rregullojme me vaj dhe limon nese deshirojme.
Presim domatet dhe iu japim formen e shportes si ne figure,me pas i mbushim me perzierjen e mesiperme.vendosim ne pjate dhe servirim bashke me kungulleshkat .Pjata eshte gati.
Ju befte mire vogelusha!

*cous cous eshte nje pjate tipike e  afrikes se veriut.Mund ta gjeni te gatshem ne supermarket,nuk e di ne Shqiperi???
Gjithsesi do te punoj per t'iu bashkangjitur receten se si pergatitet.

Nessun commento:

Posta un commento