sabato 24 novembre 2012

TORTE ME KAFE

"Asgje s'mund te kuroje shpirtin si mund te bejne ndjenjat,ashtu sikurse asgje s'mund te kuroje ndjenjat ashtu sikurse shpirti"
Oskar Wilde.

Mirembrema miq.Sot me pelqeu ta nis me kete citim receten e rradhes.Ju uroj nje mbremje te embel!

PER 8 PERSONA DUHEN:


  • 350GR GJALPE
  • 6veze
  • 175gr sheqer
  • 3 luge kafe(leng)
  • 150 gr miell i bardhe
  • 25gr miell misri
  • 25 gr caffe e ftohte dhe e perqendruar(e forte)
  • 2 luge liker kafeje ose Rum
  • 450gr çokollate
  • 390gr sheqer pluhur
TORTE ME KAFE

1-Ngrohim furren  ne temperature 190°c. Lyejme me gjalpe dy stampa rrumbullake te diametrit 23cm dhe veshim bazen me leter furre.Ne nje tenxhere me uje te valuar mbi zjarr vendosim nje tas qelqi ose balti,thyejme ne te vezet,bashkojme sheqerin dhe nje luge kafe.Perziejme derisa te krijohet nje mase kremoze.Heqim tasin nga banjomaria dhe perziejme derisa te ftohet masa.


2-sitim ne tasin e qelqit dy llojet e miellit,duke i perzier me delikatese.Ndajme perzierjen ne dy stampat.dhe i leme ne fure per 25 min.i lresim dhe i ndajme ne mes horizontalisht.Perziejme kafene me likerin dhe lagim me te 4 shtresat e tortes.Grini 225gr çokollate.

3-Per kremin e kafese.Perziejme 175gr gjalpe dhe bashkojme dalengadale sheqerin pluhur dhe 2 luget e kafese te mbetur.Lyejme bazen e tortes me pak krem kafeje dhe shperndajme 3 luge çokollate te grire.
Perseritim operacionin me shtresat e tjera te tortes.

4-Shkrini çokollaten dhe gjalpin e mbetur dhe lyejme me te siperfaqen dhe anet e tortes.Shperndajme çokollaten e grire dhe leme per 30' te pushoje para servirjes.




Nessun commento:

Posta un commento