mercoledì 19 dicembre 2012

Kaposh deti me kulaç pershesh apo popare

Kjo eshte receta e gatimit per gjelin e detit me kulaç pershesh apo si quhet edhe ndryshe (te pakten nga ana ime) popare Mund ta gatuajme ne te njejten menyre jo vetem me gjelin e detit por edhe  me mish pule.

Receten dhe permasat per kulaçin e gjeni ketu: kulaç me kos

Per lengun duhet:


  • nenezhik i thate 2-luge gjelle
  • nje qepe mesatare
  • leng gjeli
  • uje

Pergatitja:

Ziejme gjelin e detit ne nje tenxhere te thelle me uje dhe kripe.Me pas kur e shikojme qe eshte gati e futim ne nje tave per pjekje duke i hedhur pak leng nga i veti ne menyre qe te mos thahet.

Nje sekret per nje pjekje sa me te mire eshte edhe ai i mbeshtjelljes me leter alumini te gjelit.Kur e shihni se ka arritur butesine e duhur  heqim letren dhe e leme te marim faqe.Pjekja do te behet ne temp 200°

Kur gjeli te jete thuajse gati pergatitim persheshin e kulaçit.
Ne nje tenxhere te thelle kaurdisim qepen e grire holle, derisa te zverdhet ,ne gjalpe.
Me pas shtojme lengun e gjelit ne sasine e duhur,leme te zjeje per disa minuta duke shtuar nenexhikun apo menten.Mbytim persheshin ne leng dhe servirim ne pjata se bashku me gjelin e pjekur.
Ju befte mire!

Nessun commento:

Posta un commento