giovedì 6 dicembre 2012

MAKARONA ME BROKOLI

Per kete pjate mund te perdorni llojin e makaronave qe deshironi.Ben pjese ne pjatat "light" me pak kalori.

Perberesit:


  • 300gr brokoli
  • 4 thelpinj hudher
  • 2luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper 
  • 50ml leng perimesh i koncentruar
  • 160gr makarona (per 2 persona)

Pergatitja:

1-Lajme dhe pastrojme brokolit duke zgjedhur lulet dhe lene menjane gjethet dhe kercejte e forte dhe me pas i leme te zjejne per 8 minuta ose per 15' nese i zjejme ne avull.

2-Ne nje tigan hedhim vajin,skuqim ne te hudhrat dhe me pas e largojme disa sekonda nga zjarri me qellim qe te ftohet pak.

3.Hedhim ne tigan lulet e brokolit qe i kemi kulluar mire nga uji me pare.I skuqim per ca minuta me flake te larte dhe me pas i rregullojme me kripe,piper dhe e shuajme me pak leng perimesh te koncentruar.Leme te zjejne keshtu per 4-5'

4.Zjejme makaronat ne uje te bollshem me kripe.Kur te jene thuajse gati marrim nje garuzhde leng dhe e hedhim ne  tiganin ku jane brokolit.i leme perseri per pak sekonda ne zjarr te marin vale.

5.Kullojme makaronat dhe i bashkojme me brokolit.I servirim duke shtuar pak vaj ulliri.
Pjata eshte gati. Ju befte mire!

7 commenti:

  1. HMMMM SA E MIRE QE DUKET

    RispondiElimina
  2. Po, eshte vertet shume e mire... Nje nga pjatat e preferuara te femijve te mi.

    RispondiElimina
  3. Me thjeshte, i ziejme makaronat me brokoli te gjitha bashke ne nje tenxhere pasi koha e zierjes eshte pothuaj e njejte, kullohen dhe mestiten sipas deshires vaj , t'lyn etj. sherbehen me djathe makaronash te grire ne moment ne pjate.

    RispondiElimina
  4. jan makaronat e mia te parapelqyera






    eeee sa te shijshme

    RispondiElimina
  5. e gatova une dje ishte eksperiment i momentit..ish perfekte,tani qe e lexoj ketu them paskam qelluar mire :)

    RispondiElimina
  6. dje e gatova une si eksperiment i momentit,ish shume e mire,tani qe e shoh ketu them se kam qelluar mire :)

    RispondiElimina